Qeveria injekton fonde të reja në ekonomi, 2.9 milionë euro për sektorin privat

Data:

Shpërndaje:

Ministria e Financave njofton se transheja e re prej 176.6 milionë denarëve ose afërsisht 2.9 milionë euro është transferuar nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore për mbështetjen e kompanive vendore.

Nga MF thonë se kjo është transheja e dytë këtë vit që plasohet në Bankën Zhvillimore, kurse prej andej në bankat komerciale përmes të cilave mjetet plasohen tek shfrytëzuesit e fundit, respektivisht kompanitë.

“Deri më tani, janë plasuar në ekonominë vendore gjithsej 14 miliardë denarë ose 227.3 milionë euro. Qeveria i siguroi këto mjete përmes linjes kreditore nga Banka Hungareze e Eksport-Importit, me për mbështetjen e ekonomisë vendore. Mbështetja konsiston në plasimin e mjeteve me kushte të favorshme për kompanitë në drejtim të realizimit të investimeve private, me ç’rast ato do të sigurojnë zhvillimin e tyre dhe nxitjen e rritjes ekonomike”.

“Mjetet plasohen te shfrytëzuesit e fundit përmes bankave komerciale, ku norma e interesit është 1.95% në vit, afati i shlyerjes është deri në 15 vjet dhe periudha grejs deri në 3 vjet. Buxheti i përgjithshëm për mbështetjen e kompanive vendore i paraparë në buxhet, arrin në 250 milionë euro, ndërsa vlera e ciklit investues vlerësohet në rreth 300 milionë euro”, thonë nga MF.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

ESHS: Në prill paga mesatare neto arriti në 48.779 denarë

Sipas të dhënave që publikoi Enti Shtetëror i Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për punonjësit në...

Luisa Residi hap pikën mbështetëse për gratë e reja sipërmarrëse në STEP+

Luisa Residi hap pikën mbështetëse për gratë e reja sipërmarrëse në STEP+ Organizata STEP+ ka nisur zyrtarisht zbatimin e...

Eko Fluid – i përkushtuar ndaj zhvillimit, partneriteteve dhe zgjidhjeve të qëndrueshme

Eko Fluid vazhdon të konsolidojë rolin e saj si partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm në sistemin e...

Mickoski: Financat e forta publike janë parakusht për investime në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe zhvillimin e shoqërisë

Shkup, 22 qershor – Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se financat e qëndrueshme publike përbëjnë bazën e çdo shteti...