Punëtorët meritojnë pagë minimale prej 500 euro

Data:

Shpërndaje:

Punëtorët meritojnë pagë minimale prej 500 euro, tha sot zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska. Ajo shtoi se punëtorët janë të zhgënjyer çdo ditë e më shumë me Qeverinë dhe se nuk do të marrin rritje të pagës minimale as këtë muaj.

Kuzeska tha se qytetarët janë lënë të luftojnë të vetëm me shpenzimet jashtëzakonisht të larta.

“Vetëm të përkujtojmë se kur ka dëshirë, gjithçka mund të ndodhë, në kohën kur LSDM ishte në pushtet, paga minimale u rrit 4 herë, nga 8.000 denarë në 22.000 denarë. Pra, nëse qeveria kujdeset vërtet për standardin e jetesës së qytetarëve, ajo mund të bëjë diçka dhe të jetë mbështetje e qytetarëve. Në periudhën e ardhshme, ne do të vazhdojmë me politika që mbështesin standardin e jetesës së qytetarëve dhe do të parashtrojmë zgjidhje ligjor për të rritur pagën minimale në 500 euro”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...