Punësimi i 2500 të rinjve dhe të rejave shqiptare/Ibrahimi: Ne kemi shumë interes që ta ndryshojmë gjendjen ekonomike të njerëzve !

Data:

Shpërndaje:

Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi, në podcastin Fol në TV Festa, ka folur për punësimet të cilat priten të realizohen tash para zgjedhjeve lokale.

Sipas Ibrahimit, tash para zgjedhjeve lokale pritet të punësohen diku rreth 2500 të rinj dhe të reja shqiptare.

“Ne kemi shumë interes që ta ndryshojmë gjendjen ekonomike të njerëzve. Një vendim i përgjithshëm është që përpara se të shpallen zgjedhjet lokale të punësohet një kontingjent i madh i të rinjve tanë. Diku ndoshta do të janë deri në 10.000! Prej të cilëve shqiptarët do t`i kanë 25% d.m.th. i bie diku 2500 që do të janë vetëm të shqiptarëve.  Tash kjo punë nuk është e lidhur dhe nuk mund të japim ne afate të sakta se do të bëhet këtë muaj ose atë muaj, por sigurisht që përpara se të shpallen zgjedhjet lokale kjo punë do kryhet. Dhe unë mendoj që kjo do të jetë një injeksion i mirë për plotë të rinj të cilët dëshirojnë të punësohen dhe ta vazhdojnë jetën e tyre në këtë vend dhe të mos i braktisin këto troje. ”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik

Epoka e shoferëve të kamionëve dhe kompanive të logjistikës që udhëtojnë me dosje të mbushura me dokumente fizike,...