Propozim ligjet për të punësuarit në sektorin publik dhe nëpunësit e administratës e kaluan filtrin e komisionit

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 23 qershor – Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive në mbledhjen e sotme të 33-të i miratoi Propozim ligjet për të punësuarit në sektorin publik, për nëpunësit e administratës dhe për përsosjen dhe trajnimin profesional të punësve të administratës në lexim të parë dhe i dha për në procedurë të mëtutjeshme kuvendore.

Ministri Goran Minçev në fjalimin e tij nga foltorja i arsyetoi Propozim ligjet para anëtarëve të pranishëm të Komisionit. Ai tha se ndryshimet në administratën publike janë të nevojshme menjëherë.

“Dëshiroj të dërgoj porosi të qartë, dhe ajo është porosia kryesore ndaj këtyre tre zgjidhjeve kryesore ligjore, diçka që na përket të gjithëve, e ajo është se ndryshime në administratën publike nevojiten menjëherë. Më duhet të theksoj se jam mjaft i kënaqur nga ky proces, nuk u mbyll në kabinet, ihste inkluziv transparent me përfshirje aktive të të gjitha palëve të prekura. Këtu mendoj për institucionet, shoqatat, komunitetin akadmeik, sindikatat dhe të gjitha institucionet të cilat dalin nga vetëqeverisja lokale”, theksoi Minçev.

Minisstri tha se janë dëgjuar të gjitha propozimet dhe vërejtjet para se të miratohej përmbajtja.

Vendosim, shtoi, mobilitet dhe proces të drejtë të avancimit në bazë të meritave dhe kritereve të qarta, mundësojmë transparencë dhe kontroll të plotë të të punësuarve.

Konsiderojmë, tha ai, se krijimi i Akademisë për administratë është organ qendror në ministri dhe se do të jetë motor i zhvillimit të praktikave më bashkëkohore evropiane. Gjithashtu në këtë akdemi parashohim përfshirje të administratorëve me prëvojë si trajnues me motivim dhe shpërblim financiar.

Anëtarët e Komisionit nuk u paraqitën për fjalë, pas çka votuan dhe i lëshuan propozimet në lexim të mëtutjeshëm në Kuvend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...