Pritet rritje me 20% të vizitorëve të huaj këtë vit. Francezët, turistët surprizë në verë

Data:

Shpërndaje:

Një sezon turistik me pritshmëri të larta sa i përket shifrave të vizitorëve në jug të vendit. Në bregdetin e Vlorës, fundi i marsit shënon rezervime më të larta se vitin e kaluar, ndërsa për kreun e operatorëve turistikë të jugut, Vasil Bedini, rritja këtë vit pritet të jetë 20% më shumë.

“Nga fundi i marsit e në vazhdim do ta konsideroja fillimin e sezonit. Ne e ndajmë në dy faza sezonin: sezoni kulturor dhe sezoni veror. Të dyja këto periudha janë të mira për këtë vit dhe mezi presim të mbarojë edhe projekti i aeroportit të Vlorës”, u shpreh ai.

Në kuadër të promovimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, Panairi i Berlinit ishte ekspozita më e fundit që Bedini e cilëson të suksesshme, bazuar në interesin e treguar nga operatorët e huaj për vizitueshmërinë në grupe.

“Ka pasur një interesim jashtëzakonisht të lartë nga shumë operatorë që bëjnë kërkesa për të sjellë grupe në Shqipëri. Franca do të jetë surprizë edhe këtë vit me grupet e tyre që po rezervojnë në të gjithë jugun e Shqipërisë. Pra, do të kemi një sezon të mirë edhe këtë vit”, tha ai.

Infrastruktura akomoduese ka nisur të bëhet gati, përfshirë edhe burimet njerëzore, të cilat edhe këtë vit po plotësohen me shtetas të huaj, ndërsa çmimet pritet të jenë të pandryshueshme nga një vit më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shtëpia më e shtrenjtë vitin e kaluar u shit për 1.5 milion euro, ndërsa banesa më e shtrenjtë për 166.500 euro

Sipas raportit të Regjistrit të Çmimeve dhe Qirasë së Tregut të Pasurive të Paluajtshme i Agjencisë së Kadastrës...

Bllokada në Gjirin Persik rrit rrezikun e inflacionit global të ushqimeve

Tregjet globale tashmë po i ndiejnë efektet e Luftës së Gjirit, për momentin për shkak të ndërprerjes së...

Beteja e Gjigantëve: SHBA vs Eurozona – Kush Sundon Botën e Pasurisë?

Një krahasim i pasurisë së familjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të eurozonës jep një pamje të...

Paga mesatare në janar ishte 46,617 denarë, sektori i IT-së është padyshim më i paguari.

Sipas llogaritjeve të Entit Shtetëror të Statistikës, paga mesatare neto mujore e paguar për punonjës në janar 2026...