Paga mesatare neto në muajin shkurt ka qenë 43.053 denarë

Data:

Shpërndaje:

Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në shkurt të këtij viti ka qenë 43.053 denarë, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS).

Në shkurt të këtij viti, në krahasim me shkurtin e vitit të kalur, paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës është më e lartë për 9,6 për qind.

ESHS sqaron se rritja ka të bëjë, para së gjithash, në rritjen e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Veprimtari lidhur me pasurinë e paluajtshme për 16,6 për qind, Industri përpunuese për 11,5 për qind dhe për arsim për 11,4 për qind.

Rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraardhës, është shënuar në sektorët: Informacione dhe komunikime për 4 për qind, Veprimtari lidhur me pasurinë e paluajtshme për 3,9 për qind dhe Industrinë përpunuese  për 2,5 për qind.

Në shkurt të këtij viti, paga mesatare mujore e paguar bruto është 64 634 denarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik

Epoka e shoferëve të kamionëve dhe kompanive të logjistikës që udhëtojnë me dosje të mbushura me dokumente fizike,...