Nuk ka më punë shtëpie, robotët do i bëjnë të gjitha për ne!

Data:

Shpërndaje:

Gjigandi i teknologjisë Meta duket se nuk ka të ndalur. Së fundmi ai është duke planifikuar që të zgjerojë me tej tregun e robotëve humanoidë. Me anë të harduerëve me Inteligjencën Artificiale, Meta synon që këta robotë t’u vijnë më në ndihmë njerëzve gjatë përditshmërisë së tyre. Kompania gjigande e teknologjisë e cila zotëron Facebook, Instagram, WhatsApp planifikon që të përmirësojë harduerin e robotëve humanoidë të cilët fillimisht do të bëjnë të gjitha punët e shtëpisë. Harduerët e rinj me Inteligjencën Artificiale synojnë që t’i bëjnë këta robotë më praktikë dhe njëkohësisht më të sigurt.

Drejtuesit e Meta besojnë se ndërsa kompanitë e tjera janë të fokusuara dhe kanë arritur të krijojnë vetëm pajisje për robotët humanoidë, Meta ka gjeneruar Inteligjencën Artificiale dhe mbledhjen e të dhënave nga pajisjet e shtuara dhe realiteti virtual. Ngarkesa e përditshmërisë dhe punët e shtuara ka bërë që njerëzit gjithnjë e më shumë të duan pajisje dhe zgjidhje efikase që do ua lehtësojnë rutinën. Kompania Meta kërkon që të çojë deri në fund pikërisht këtë mision.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nga serverët në Tokë te superkompjuteri orbital, basti ekstrem i Elon Musk

Inteligjenca artificiale po riformëson industri në mbarë botën, dhe planet e SpaceX për qendra të dhënash të bazuara...

Andonovski e fillon vizitën në SHBA me përfaqësues të institucioneve kryesore në fushën e sigurisë kibernetike

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski e ka filluar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Aplikacion që ju ndihmon të shmangni gjobat në trafik (FOTO)

Shumë shoferë përdorin Waze, një aplikacion navigimi që ka të shënuara shumicën e kamerave të sigurisë dhe ju...

10 aplikacionet mobile që harxhojnë më shumë bateri

Edhe pse telefoni karikohet çdo ditë deri në 100 për qind, në përdorim real bateria shpesh zbrazet shumë...