Nikolloski: Rritje e madhe në ndërtimtari, transport dhe magazinim

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 5 shtator – Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit për 3,4 për qind në prill, maj dhe qershor. Veçanërisht më vjen mirë që sektorët ndërtimtari, transport dhe magazinim po rriten fuqishëm! Ata janë shtytëse të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut! Në tremujorin e dytë sektori ndërtimtari u rrit për 7,3 për qind, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk.

“Kryeministri Hristijan Mickoski publikoi lajme të shkëlqyera për ekonominë maqedonase – në muajt prill, maj dhe qershor, prodhimi i brendshëm bruto u rrit me 3.4%. Jam veçanërisht i lumtur që sektorët e ndërtimit, transportit dhe magazinimit po rriten fuqishëm! Ata janë motorët e ekonomisë maqedonase! Në tremujorin e dytë, sektori i ndërtimit u rrit me 7.3%, një rritje edhe më e fortë se në tremujorin e parë prej 7.1%, ndërsa sektori i transportit dhe magazinimit u rrit me 6.0%,” shkruan ai në profilin e tij në Fejsbuk.

Me aktivitet të përforcuar në pjesën e ndërtimit të rrugëve, investime në hekurudha dhe projekte me rëndësi lokale, shton Nikolloski, rritja në tremujorin e tretë do të jetë më e fuqishme falë punëtorëve të vlefshëm të cilët punojnë në çfarëdo lloj kushtesh të motit dhe politikat e qarta dhe strategjia e Qeverisë dhe Ministrisë së Transportit. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...