Nikolloski: Nga mesi i korrikut presim të vijnë ofertat! 120 autobusë elektrikë do të vijnë me stacione për mbushje

Data:

Shpërndaje:

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski tha se në mes të korrikut pritet të vijnë ofertat e para pas shpalljes së tenderit për blerje të 120 autobusëve elektrikë, përcjell TV21. Nikolloski tha se prej tyre, 80 do të ndahen për Qytetin e Shkupit, ndërsa theksoi se është paraparë që së bashku me autobusët, të vijnë edhe stacionet për mbushje.

“Është shpallur thirrje publike, ose tender për furnizim me 120 autobusë elektrikë, ekologjikë. Ofertat mblidhen në afat prej 30 ditëve, sipas Ligjit për Prokurime Publike, dhe duhet në mes të korrikut të arrijnë ofertat. Presim që nga këto 120, 80 të jenë për transportin publik në kryeqytet, ndërsa 40 të tjerë të shpërndahen në komuna që kanë transport publik. Autobusët vijnë me stacione për mbushje. Është paraparë që për dy autobusë të ketë së paku 1 stacion për mbushje, që do të thotë se i gjithë sistemi është menduar mirë”, tha Nikollovski./tv21.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...