Nikolloski: Nga 1 janari, shteti do të jetë organizatori i vetëm i lojërave online të fatit dhe terminaleve VLT

Data:

Shpërndaje:

Qeveria mbetet në qëndrimin për kufizimin e lojërave të fatit dhe tashmë ka ndërmarrë masa konkrete ligjore për të kufizuar mundësitë e organizimit të tyre, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së Levicës, Jovana Mojsoska, lidhur me funksionimin e Lotarisë Shtetërore, Nikolloski u pyet nëse Qeveria do të iniciojë shkarkimin e drejtorit Aleksandar Klimovski dhe nëse do të mbyllet platforma e lojërave të fatit online „Megawin“.

Sipas Nikolloskit, me ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit janë vendosur kufizime më të rrepta për reklamimin, lokacionet ku mund të organizohen lojërat e fatit, si dhe janë rritur ndjeshëm detyrimet financiare për organizatorët.

Ai bëri të ditur se zbatimi i plotë i ndryshimeve ligjore nis më 1 janar.

„Nga kjo datë, i vetmi subjekt që do të mund të organizojë lojëra të fatit online do të jetë shteti, përmes Lotarisë Shtetërore. E njëjta do të vlejë edhe për terminalet e videolotarisë (VLT), ku shteti do të jetë organizatori i vetëm përmes një subjekti“, deklaroi Nikolloski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ministria e Financave ua ndalon dy kompanive financiare dhënien e kredive

Pas ankesave të qytetarëve, Ministria e Financave ka kryer kontrolle të jashtëzakonshme në kompanitë financiare dhe ka ndaluar...

Rriten kostot e ndërtimit të banesave, shtrenjtimi vjetor arrin në 5,1 për qind

Kostot në ndërtimtari të objekteve të reja për banim individual në tremujorin e tretë të vitit 2026 krahasuar...

Prodhimtaria vendore ka mbuluar 96,6 për qind të konsumit të rrymës

Konsumi i përgjithshëm i energjisë elektrike në vend në shtator të vitit 2026, ishte 448.847 megavat orë (MWh),...

SecuriMeter 2026: 74% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor ndihen të kërcënuar nga vjedhja e të dhënave

Frika nga vjedhja e të dhënave personale prek shumicën e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. Sipas anketës SecuriMeter 2026,...