Në tremujorin e katërt të vitit 2025 do të shpallet Thirrja Publike 02/2025

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 10 tetor – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e informon opinionin se në tremujorin e katërt të këtij viti do të shpallet Thirrja Publike 02/2025 për shfrytëzimin e fondeve nga Programi IPARD 2021–2027, masa 3 – “Investime në mjete themelore për përpunimin dhe marketingun e produkteve bujqësore dhe të peshkut.”

Kjo masë përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme për sipërmarrësit maqedonas në industrinë ushqimore që të përmirësojnë kapacitetet e tyre dhe të bëhen më konkurrues në tregun vendor dhe ndërkombëtar.

Masa 3 – “Investime në mjete themelore për përpunimin dhe marketingun e produkteve bujqësore dhe të peshkut” nga Programi IPARD mundëson mbështetje financiare për modernizimin e kapaciteteve përpunuese, investime në përpunimin dhe marketingun e produkteve bujqësore dhe të peshkut, si dhe përafrim me standardet evropiane. Përmes kësaj mase mbështetet rritja e konkurrueshmërisë së prodhimit bujqësor dhe e sektorit agro-ushqimor në tërësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...