Në fund të prillit përfundojnë përfundojnë vendimet për kufizimin ne marzhave, ministri Durmishi paralajmëron masa të reja nëse ka nevojë

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 16 prill  – Vendimi për kufizimin e bruto marzhës profitabile të produkteve bazike ushqimore dhe një pjesë e pajisjeve higjienike dhe vendimi për vërtetimin e çmimeve më të larta në tetë grupeve të produkteve ushqimore përfundon në fund të këtij muaji. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi thotë se do të përcillet situata dhe nëse ka nevojë do të miratohen masa tjera.

“Ne do ta përcjellim situatën, nëse eventualisht rritet inflacioni, do të veprojmë në mënyrë adekuate dhe do të miratojmë masa të reja”, tha Durmisnhi në konferencën e sotme për shtyp.

Sipas tij, të dyja masat kanë dhënë rezultatet e pritura sepse, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikës, inflacioni në mars shënoi rënie vjetore prej 2,7 për qind, dhe krahasuar me shkurtin, deflacion prej 1,3 për qind.

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, janë marrë vendime për të kufizuar marzhin e fitimit bruto të 102 grupeve të produkteve dhe një vendim për të vendosur çmimet më të larta për tetë grupe produktesh ushqimore. Vendimet kanë hyrë në fuqi më 20 shkurt dhe do të vlejnë deri më 30 prill.

Të premten, tregtarët me pakicë do të duhet edhe publikisht t’i publikojnë çmimeve e produkteve në uev faqet e tyre dhe t’i azhurnojnë çdo ditë. Çmimet duhet të publikohen në një pjesë të veçantë të ueb faqes dhe të jenë të kapshme pa regjistrim ose paralajmërime shtesë të ueb faqes. Kjo del nga ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, të cilët janë miratuar në mars. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...