Ndryshon deklarata e statusit personal, përfitime mujore nga baza tatimore

Data:

Shpërndaje:

Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar ndryshime në deklaratën e listëpagesës nga muaji janar.

Në zbatim të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, të gjithë të punësuarit do të duhet të plotësojnë deklaratën mbi statusin personal.

“Me anë të këtij dokumenti, i punësuari kërkon që zbritjet e parashikuara në ligjin e ri të ‘Tatimit mbi të ardhurat’ t’i përfitojë në mënyrë të përmuajshme. Në këtë mënyrë, paga neto gjatë një muaji do të jetë më e lartë, pra, do të tatohet më pak dhe nuk do të presë që tatimi i mbajtur të përllogaritet në deklaratën individuale në fund të vitit, pasi të ketë mbaruar i gjithë viti ushtrimor,” thotë Rozana Çelmeta, drejtore e Proceseve të Biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Të punësuarit kanë të drejtë t’i përfitojnë zbritjet nga baza tatimore vetëm nëpërmjet një subjekti punëdhënës.

“Kjo është e rëndësishme për faktin që individi ka të drejtën që zbritjet nga baza tatimore t’i përfitojë gjatë një periudhe mujore. Të drejtën për të përfituar këto zbritje i ka vetëm me tatimpaguesin me të cilin ka nënshkruar deklaratën e statusit,” tregon znj. Çelmeta.

Meqë ky është viti i parë i aplikimit të këtyre ndryshimeve, deklarata do të duhet të nënshkruhet si nga punëmarrësit e rinj, edhe ata aktualë, të cilët ndodhen aktualisht në një marrëdhënie pune.

Të vetmet kategori që përjashtohen nga detyrimi për t’u deklaruar janë individët e vetëpunësuar, si dhe punonjësit e papaguar pranë familjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...

Benzinat shtrenjtohen për 7 denarë, dizeli për 6.5 denarë

Çmimi i ri me pakicë i benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të vajit për ngrohje Ekstra...

Bie çmimi i arit, ndërsa nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi

Çmimet e arit ranë të hënën, nën presionin e shqetësimeve se rritja e kostove të naftës mund të...