Ndërtimi dhe shërbimet rritën ekonominë

Data:

Shpërndaje:

Ekonomia shqiptare do të vijojë të ketë një trend pozitiv zhvillimi edhe gjatë vitit 2025. Raporti i sapo publikuar i Bankës së Shqipërisë mbi politikën monetare, thekson se Shqipëria pritet të ketë një rritje ekonomike solide, të karakterizuar nga një nivel nën kontroll çmimesh.

Sipas drejtorit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli, ndërtimi dhe shërbimet ishin dy sektorët që kontribuan më shumë në rritjen ekonomike të vendit përgjatë këtyre muajve të fundit.

“Kemi kontribute pozitive nga sektori i shërbimeve dhe ndërtimit, ndërkohë që sektori i industrisë dhe bujqësisë kanë një performancë krahasimisht më të dobët në raport me këto dy sektorë. Por gjithsesi, në këndvështrimin makroekonomik, pra të atyre faktorëve ekonomikë që përcaktojnë ecurinë ekonomike në afatin e mesëm dhe të gjatë, ne gjykojmë që situata mbetet pozitive.

Kërkesa e brendshme, si zgjerimi i konsumit familjar, zgjerimi i investimeve, por nga ana tjetër dhe kërkesa e huaj, kryesisht në formën e rritjes së të ardhurave nga turizmi, kanë vazhduar dhe ne presim që të vazhdojnë të mbështesin ecurinë ekonomike në vitin 2025 dhe më tutje”, tha ai.

Themeli theksoi se forcimi i kursit të këmbimit ka ndihmuar në mbajtjen e inflacionit në objektivin prej 3% të Bankës Qendrore:

“Në terma të inflacionit, forcimi i kursit të këmbimit gjatë periudhës 2023, 2024, ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka ndihmuar në vënien nën kontroll të inflacionit dhe ka qenë një faktor që na ka ndihmuar po ashtu të mos jemi shumë agresivë me normalizimin e qëndrimit të politikës monetare.”

Drejtori i Politikës Monetare u shpreh se zgjerimi i kredisë, nivelet e ulëta të normës së interesit dhe likuiditeti i bollshëm janë tregues i qëndrimit të përshtatshëm të politikës monetare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...