Murtezani: Financimi i tranzicionit energjetik kërkon qasje strategjike dhe vizion të përbashkët

Data:

Shpërndaje:

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot mori pjesë në panelin me titull “Financimi i ambicioneve të energjetikës”, i cili u mbajt në kuadër të Forumit të hartimit të së ardhmes së energjetikës së Ballkanit Perëndimor (MEF-WB Energy Forum 2025) – ngjarje rajonale që tani më tetë vite radhazi, përfaqëson platformë për bashkëpunim të thelluar midis vendeve të rajonit dhe qasje të përbashkëta drejt tranzicionit të gjelbër të përshpejtuar dhe dekarbonizimit të plotë deri në vitin 2050.

Në fjalën e tij, Ministri Murtezani theksoi se zhvillimet dinamike gjeopolitike e përforcuan nevojën që Maqedonia e Veriut të përshpejtojë kalimin drejt burimeve të rinovuara të energjisë dhe pavarësisë më të madhe energjetike. Ai nënvizoi se Qeveria rishikoi Planin Nacional të energjetikës dhe klimatik se si të përafrohet plotësisht me Marrëveshjen e gjelbër Evropiane dhe Marrëveshjen e komunitetit energjetik, dhe njëkohësisht mobilizon të gjitha instrumentet në dispozicion për financim, siç janë Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor dhe IPA III. Në këtë kontekst, Murtezani theksoi rëndësinë e integrimit rajonal, projekteve të përbashkëta të infrastrukturore dhe modeleve fleksibile të financimit si parakusht për tranzicion të qëndrueshëm.
Lidhur me pyetjen për sektorët dhe investimet prioritare, Ministri theksoi katër fusha kryesore: prodhimin e energjisë së rinovueshme, modernizimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike, efikasitetin e energjisë dhe elektrifikimin e transportit. Në këto fusha, Murtezani tha se Qeveria në mënyrë aktive po zbaton nisma që synojnë jo vetëm përshpejtimin e kalimit në burime të energjisë së gjelbër, por edhe të sigurojnë infrastrukturë të qëndrueshme të energjetikës, transport më të mirë urban dhe përmirësimin e performancave energjetike të ndërtesave publike. Theksi vendoset në zgjidhje që janë të qëndrueshme afatgjatë, gjithëpërfshirëse sociale dhe në përputhje me qëllimet evropiane dhe rajonale – theksoi Ministri.

Murtezani në fund theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet partner aktiv dhe i përkushtuar në procesin rajonal në transformimin energjetik dhe se përmes qasjes vizionare, kornizës rregullator të harmonizuar dhe partneriteteve të fuqishme ndërkombëtare, vendi jo vetëm që po ju përgjigjet sfidave globale, por edhe në mënyrë aktive po kontribuon në formësimin e tyre. Forumi për Hartimin e së ardhmes së energjetikës së Ballkanit Perëndimor ka për qëllim, përmes angazhimit të përbashkët, të kalojë nga idetë në investime reale, të cilat do të sjellin të ardhme energjetikë më të pastër, më të sigurt dhe më konkurruese për të gjithë rajonin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...