Ministri Mexhiti me një furnizim të ri për Rusinon – investim mbi 1.1 milion euro

Data:

Shpërndaje:

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot nënshkroi kontratën për furnizimin me mekanizëm special për nevojat e deponisë rajonale Rusino, në kuadër të Projektit Rajonal për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta.

Me kontratën, me një vlerë të përgjithshme prej 1.142.200 euro, do të furnizohet mekanizëm i plotë i domosdoshëm për menaxhim modern dhe të sigurt të mbeturinave – duke përfshirë kompaktor, ngarkues, traktor me rimorkio për ujë, kamion dhe pjesë rezervë. Ky furnizim vjen si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kërkesës që iu drejtua ministrit Mexhiti gjatë vizitës së tij të fundit në terren në deponinë Rusino, me ç’rast ai menjëherë u angazhua që të përgjigjet ndaj nevojave me mbështetje konkrete.

Financimi është siguruar përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me mbështetje shtesë nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike i Zvicrës (SECO), Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe Qeveria e Suedisë përmes SIDA-s.

“Kjo blerje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së një sistemi funksional rajonal për menaxhimin e mbeturinave në rajonin e Pollogut. Jemi mirënjohës për mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilët për vite me radhë janë aleatë tanë në përpjekjet për avancimin e standardeve mjedisore,” deklaroi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Izet Mexhiti.

Me sigurimin e këtij mekanizmi, deponia Rusino do të mund të funksionojë sipas standardeve ekologjike, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet për mjedisin jetësor dhe shëndetin e qytetarëve në rajon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...