Ministri Durmishi: Mbi 4.500 qytetarë kanë aplikuar tashmë, interesim i madh nga të papunët për masat e Planit operativ

Data:

Shpërndaje:

 

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi realizoi sot (18 qershor) vizitë pune në Komunën e Çairit, ku së bashku me drejtorin e Agjencisë së punësimit, Selajdin Beluli, mbajti takim me qytetarë, biznesmenë lokalë dhe përfaqësues të institucioneve publike. Tema qendrore e takimit ishte prezantimi i Planit operativ për programet dhe masat aktive të punësimit për vitin 2025, me të cilin Qeveria investoi një shifër rekorde prej 40 milionë eurosh në mbështetje të punësimit dhe vetëpunësimit.

“Ky nuk është vetëm plan në letër – kjo është një mundësi reale për mbi 10.000 persona të gjejnë vend të denjë pune, mbështetje për biznesin e tyre ose trajnim në terren. Sipas informacioneve të fundit që i kam në dispozicion, janë parashtruar mbi 4.500 aplikime, gjë që tregon besim të madh në masat dhe gatishmërinë e qytetarëve për të ndërmarrë iniciativën”, deklaroi ministri Durmishi.

Theks i veçantë iu kushtua Masës 3.1 – Trajnimi te punëdhënës i njohur, një nga format më të drejtpërdrejta të përgatitjes për punësim. Përmes kësaj mase:

– punëdhënësit kanë mundësinë të trajnojnë të punësuarit e ardhshëm sipas nevojave të tyre,

– personat e papunë përvetësojnë shkathtësi konkrete praktike në mjedis real të punës,

– krijohet mundësi për punësim afatgjatë pas përfundimit të trajnimit.

“Masa 3.1 është urë lidhëse midis të papunëve dhe punëdhënësve. Ajo ofron përfitim të dyanshëm – kompanitë bëhen me staf të trajnuar, ndërsa qytetarët fitojnë shansin për punë të qëndrueshme”, tha Durmishi.

Me Planin operativ, ministri përkujtoi se janë aktive edhe masat e vetëpunësimit, ku është veçanërisht i madh interesi i të rinjve deri në moshën 29 vjeç, për çka kanë mbërritur më shumë se 3.000 aplikime.

Masa 1.1: Deri në 7.000 euro për biznes për personat mbi 29 vjeç,

Masa 1.2: Deri në 10.000 euro për të rinjtë deri në 29 vjeç me ide novatore,

Masa 1A: Deri në 20.000 EUR për bizneset e përbashkëta të së paku dy personave.

Përmes prezantimeve në terren, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, së bashku me Agjencinë e Punësimit, synojnë të informojnë drejtpërdrejt qytetarët dhe t’i inkurajojnë që të aplikojnë. Pas Çairit, ku interesi ishte veçanërisht i lartë, vijojnë vizitat në Gostivar, Kërçovë, Saraj, Likovë dhe komuna të tjera me shkallë më të lartë të papunësisë.

“Qytetarët duhet ta dinë se Qeveria qëndron pas tyre. Këto nuk janë vetëm shifra – këto janë shanse reale për një jetë më të mirë. Qëndroni këtu, zhvilloni idenë tuaj – ne do të jemi partnerë në atë proces”, porositi ministri Durmishi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Bllokada në Gjirin Persik rrit rrezikun e inflacionit global të ushqimeve

Tregjet globale tashmë po i ndiejnë efektet e Luftës së Gjirit, për momentin për shkak të ndërprerjes së...

Beteja e Gjigantëve: SHBA vs Eurozona – Kush Sundon Botën e Pasurisë?

Një krahasim i pasurisë së familjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të eurozonës jep një pamje të...

Sllaveski: Banka Popullore mbajti normën bazë të interesit në 4%

Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore vendosi të mbajë normën bazë të interesit në 4%. Seanca shqyrtoi të dhënat...

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...