Mickoski: U nënshkrua memorandumi me “Kazanxhi Grup” – hapet hapësirë për projekt strategjik në energjetikë me vlerë 1 miliard euro

Data:

Shpërndaje:

Sot dërgojmë një sinjal të qartë se kemi vullnet, plan dhe kapacitet për të siguruar sovranitetin tonë energjetik dhe për të mbrojtur interesin tonë ekonomik të vendit në plan afatgjatë.
Me nënshkrimin e këtij memorandumi me “Kazaxhi Group”, hapim hapësirë për realizimin e një projekti të rëndësishëm strategjik, me vlerë deri në një miliard euro investime që do të ketë një ndikim real, praktik dhe afatgjatë në sistemin energjetik të vendit.

Projekti parashikon tre komponentë kryesorë:
Zhvillimin e kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike;
Ndërtimin e një rrjeti të shpërndarjes së gazit natyror;
Si dhe masa për rritjen e sigurisë së furnizimit me gaz.

Ky nuk është vetëm një projekt infrastrukturor. Ky është një projekt që ndikon në sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen ekonomike të vendit. Energjia është baza për çdo lloj prodhimi, për funksionimin e institucioneve, për jetën normale të qytetarëve. Të kemi burimin tonë dhe shpërndarjen e qëndrueshme do të thotë të kemi siguri, parashikueshmëri dhe kontroll mbi një nga sistemet më të rëndësishme në vend.

Me këtë  investim hapen gjithashtu mundësi të reja për industrinë, mbështet gazifikimi, hapen vende të reja pune dhe forcohet qëndrueshmëria energjetike e vendit. Në të njëjtën kohë, me zhvillimin e kapaciteteve të prodhimit vendor, zvogëlojmë varësinë nga importet dhe ndikimin e çmimeve të jashtme dhe rreziqeve politike.

Ky bashkëpunim është rezultat i një qasjeje të përgjegjshme, vizionit të qartë dhe qeverisjes së qëndrueshme. Do të doja të shprehja mirënjohjen time për “Kazanxhi Grup” për besimin që treguan ndaj vendit dhe institucioneve tona. Maqedonia ofron kushte për investime serioze dhe afatgjata, dhe ngjarja e sotme është dëshmi e kësaj.
Si Qeveri,  mbetemi të përqendruar në politikat energjetike, jo si masa ad-hoc, por si pjesë e një plani afatgjatë dhe të qëndrueshëm. Qëllimi ynë është i qartë, ta ndërtojmë vendin si një subjekt energjetik të qëndrueshëm dhe të pavarur në rajon.

 

Në momente si këto, kur po vendosen themelet për ndryshime sistemike, është e rëndësishme të kujtojmë se ky nuk është qëllimi përfundimtar, por fillimi i një procesi që do ta ndjekim me kujdes, me përgjegjësi dhe nikoqirllëk. Do të vazhdojmë të investojmë në energji, por edhe në çdo sektor tjetër që do të thotë një jetë më e mirë për qytetarët.

Ky është një hap tjetër konkret përpara.

Me punë, me stabilitet dhe me partneritete, po hapim mundësitë që meritojmë.

Në këtë mënyrë  po ndërtojmë themelet e ndryshimeve. Ndershëm, me përgjegjshmëri dhe të përkushtuar në çdo fushë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...