Mickoski: Qendra për Resurse do të forcojë komunat dhe zbatimin e Strategjisë Nacionale Zhvillimore

Data:

Shpërndaje:

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në fjalimin e tij me rastin e themelimit të Qendrës për Resurse, theksoi se kjo nismë përbën një hap strategjik drejt forcimit të zbatimit të Strategjisë Nacionale Zhvillimore, të realizuar në partneritet me UNDP-në dhe me mbështetjen e Qeverisë.

 

Sipas Mickoskit, Qendra për Resurse nuk është vetëm një strukturë e re institucionale, por një dëshmi e qartë e angazhimit të shtetit për qeverisje moderne, transparente dhe efikase. Ai theksoi se projekti synon të adresojë sfidat sistemike përmes menaxhimit të përmirësuar, ngritjes së kapaciteteve institucionale dhe zhvillimit të një infrastrukture të qëndrueshme.

“Këto nuk janë reforma teknike, ky është vizioni i një shteti modern dhe i orientuar drejt rezultateve,” deklaroi ai.

Kryeministri nënvizoi se qeverisja e mirë nënkupton integritet, koordinim dhe llogaridhënie në të gjitha nivelet, ndërsa theksoi rëndësinë e decentralizimit si një nga shtyllat kryesore të funksionimit të shtetit.

Ai pranoi se, pavarësisht dy dekadave të përpjekjeve, rezultatet në nivel lokal akoma nuk janë në nivelin që qytetarët presin, veçmas në ofrimin e shërbimeve publike, menaxhimin me resurset dhe zhvillimin ekonomik lokal.

Sipas tij, Qendra për Resurse do t’u ofrojë komunave mbështetje strategjike, ekspertizë dhe instrumente për të përmirësuar zbatimin e decentralizimit dhe zhvillimin rajonal të balancuar.

“Fuqizimi i komunave nuk është shpenzim – është investim në jetë më të mirë dhe në stabilitet të komuniteteve,” tha Mickoski, duke u bërë thirrje të gjithë kryetarëve të komunave që ta shfrytëzojnë mbështetjen që ofron qendra.

Në fund, ai shprehu falënderime për Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, ministrin Perinski, si dhe partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Ambasadën Zvicerane dhe UNDP-në.

“Së bashku ndërtojmë institucione më të fuqishme, komuna më të forta dhe një Maqedoni më të fuqishme,” përfundoi Mickoski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...