Mickoski: Për herë të parë kemi pasur rritje prej 3% dhe jemi ndër pesë vendet e para me ekonomitë me rritje më të shpejtë në Evropë

Data:

Shpërndaje:

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për raportin e fundit të lëvizjes së pagave të publikuar nga Enti i Statistikave, tha se pret që konsolidimi ekonomik të vazhdojë.

“Ne patëm dy tremujorë super të suksesshëm,  tremujorin e katërt dhe të tretë të vitit të kaluar. Për herë të parë pas një kohe të gjatë, pamë rritje prej 3% dhe jemi në pesë vendet e para me rritje më të shpejtë të ekonomive në Evropë. Pres që ky trend të vazhdojë edhe në këtë tremujor të parë të këtij viti. Ju vetë thatë se paga mesatare vazhdon të rritet, pavarësisht se shumë brejtës politikë nga opozita sulmuan Qeverinë se ishte kundër rritjes së pagave. E shihni se po rriten”, theksoi Kryeministri Mickoski.

Ai informoi se tani nga 1 prilli do të rriten edhe pensionet, rritje e re lineare prej dy mijë e gjysmë denarë për pensionistët dhe shtoi:

“Ajo që kemi premtuar në vitin e parë, do ta realizojmë për nëntë muaj. Dhe në thelb, në këta nëntë muaj kemi bërë shumë gjëra të bukura që i kemi premtuar, disa i kemi realizuar, por nuk i kemi premtuar. Kështu që, në pjesën e konsolidimit ekonomik të shtetit, porosia  ime për qytetarët është që të jenë të qetë, po vijnë kohë të mira për Maqedoninë dhe ekonominë maqedonase”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...