MEMBM: RRITJE DYFISH E PAGESËS, REKORD PREJ 247 MILIONË DENARËSH PËR TRE MUAJ

Data:

Shpërndaje:

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM) sot njoftoi se pagesa e taksave për shfrytëzimin e resurseve minerale në tremujorin e parë të vitit 2025 arriti në 247.491.155 denarë. Kjo, siç thonë, paraqet një rritje më shumë se dyfish në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2024, kur ishin mbledhur 110.576.324 denarë.

Ata shtojnë se kjo rritje e ndjeshme është rezultat i aktiviteteve të përkushtuara dhe të intensifikuara të Ministrisë për përmirësimin e pagesës dhe forcimin e kontrollit mbi detyrimet e koncesionarëve.

Ministria ka zbatuar aktivitete serioze për të forcuar mbledhjen e tarifave, duke përfshirë: Dërgimin e paralajmërimeve me shkrim për koncesionarët me përfundimin e mundshëm të koncesionit nëse ata nuk arrijnë të shlyejnë detyrimet e tyre në kohë, forcimi i inspektimeve të rregullta dhe të jashtëzakonshme në terren, zgjidhja e njëanshme e dhjetëra kontratave me koncesionarët që nuk respektuan detyrimet ligjore me dhjetëra të tjera procedura në vijim, miratimi i një tarife të re për përcaktimin e masës së tarifave, e cila do të jetë në fuqi nga 1 janari 2025.

Me Tarifën e re, thuhet në kumtesë, shuma e tarifave për lëshimin e lejeve dhe koncesioneve për shfrytëzimin e burimeve minerale është rritur në 100 për qind me qëllim sigurimin e vlerës së drejtë për përdorimin e burimeve natyrore.

Ndryshimet kryesore thonë nga MEMBM përfshijnë: Rritjen e tarifës për shfrytëzimin e hapësirës së shfrytëzimit me rreth 30 për qind, tarifa e shfrytëzimit të mermerit: 5 për qind e të ardhurave nga lënda e parë e shitur, në vend të një çmimi fiktiv të mëparshëm, rritje e tarifës për mineralet metalike nga 2 për qind në 4 për qind, si dhe rritja mesatare mbi 100 për qind për lëndët e para minerale jometalike.

Këto ndryshime nuk vlejnë për mineralet energjetike, si qymyri, për të shmangur presionin shtesë mbi çmimet e energjisë elektrike.

“Rritja e inkasimit ndikon drejtpërdrejt në rritjen e buxheteve të komunave ku operojnë koncesionarët, si dhe në buxhetin e Republikës së Maqedonisë. Këto fonde përdoren për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës komunale në zonën e njësive të vetëqeverisjes vendore, projekte për zhvillim të qëndrueshëm dhe tranzicion energjetik, si dhe për zbatimin e projekteve për mbrojtjen e mjedisit”, njoftojnë nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe shtojnë se mbeten të  përkushtuar për vendosjen e standardeve më të larta për menaxhimin e drejtë të burimeve natyrore dhe forcimin e përfitimeve ekonomike nga shfrytëzimi i tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...