Filluan punët për rindërtimin e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit në lagjen Dizhon të Çairit, në vlerë prej 88 milionë denarë grant qeveritar. Për të parë nga afër nisjen e punimeve shkruan zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor Izet Mexhiti dhe kryetari i Çairit Visar Ganiu.
“Ky projekt është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj nevojave dhe kërkesave të vazhdueshme të qytetarëve të kësaj lagjeje, të cilat meritojnë infrastrukturë funksionale, moderne dhe të qëndrueshme, me një vlerë totale prej rreth 1.5 milion euro”, tha Visar Ganiu – kryetar i Komunës së Çairit.
“Një projekt që do të lidhë 16 rrugë të lagjes së Dizhonit me ujësjellës dhe kanalizim të ri. Ky projekt është pjesë e nënprogramit për projekt infrastrukturor për komunat për vitin 2024 nga Qeveria e RMV-së me mjete 100% grant nga Qeveria”, deklaroi Izet Mexhiti – zëvendëskryeministër i parë.


