Marzhi i kufizuar nuk i liroi produktet

Data:

Shpërndaje:

Ulje minimale ose aspak e çmimeve të produkteve – kjo ishte përgjigja e shumicës së qytetarëve të anketuar nga Alsat në pyetjen nëse ata ndjenin ndryshime në çmimet e produkteve, pasi hyri në fuqi masa e qeverisë për të kufizuar marzhën e fitimit bruto për mbi 1000 produkte. Vendimi ka hyrë në fuqi dy muaj më parë.

“Nuk kemi kursyer asgjë, asgjë. Çmimet janë të njëjta nuk kanë zbritur asgjë, vetëm mund të jenë shtrenjtuar. Speci është me çmim të njëjtë, qepa, patatja 40, nuk ka aspak zbtirje. Asgjë nuk është zvogëluar, qumështi është i njëjtë, gjërat e tjera janë të gjitha të njëjta, Nuk ka shanse, me 20 mijë nuk mundesh”, tha një qytetar.

“Sa keni kursyer me atë masë ? – Asgjë, asgjë, asnjë kursim. Vështirë se ia del me 400 eurove në muaj”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Pensionet e vogla, kudo shtrenjtë, punë e rëndë. Çmimet duhet të ulen, tregu është i shtrenjtë, domatet 150 denarë, trangujt 150 denarë, nuk blihen”, theksoi një qytetar.

Masa mbulon qumështin, bukën, miellin, vezët, vajin ushqimor, mishin, sheqerin, qumështin dhe produktet e qumështit, perimet dhe frutat, si dhe disa produkte higjienike. Inspektorati Shtetëror i Tregut thotë se vendimi i qeverisë për kufizimin e marzhës së fitimit bruto nga prodhuesit, distributorët dhe tregtarët respektohet si dhe ka një ulje të çmimeve. Por, nuk mund të na thonë se sa kontrolle kanë bërë në periudhën e kaluar, dhe sa markete janë gjobitur. Këto të dhëna na thanë se do t’i japin nesër. Nga ana tjetër, inspektorati i tregut thotë se edhe sot inspektorët kryejnë kontrolle intensive në zinxhirë marketesh.

Vendimi për kufizimin e marzhës në të paktën 10 për qind hyri në fuqi pasi qytetarët bojkotuan marketet për dy ditë, për shkak të çmimeve të larta, dhe inspektorët gjetën marzhe midis tregtarëve dhe distributorëve edhe mbi 50 për qind. Vendimi i qeverisë për të kufizuar marzhën do të zgjasë deri në fund të këtij muaji.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ofertë Festive në Çair: Kids World Playground sjell dhuratën e dhjetorit – hyrja për fëmijën e tretë FALAS!

Kids World Playground në Çair ka nisur muajin e dhjetorit me një super ofertë për të gjitha familjet!...

Si do të shpërndahet rritja prej 5% në bllok-tarifat? Mickoski: Varet nga rregullatori nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Çmimi i energjisë për familjet nga janari ka shumë gjasa të rritet mesatarisht për rreth 5 për qind,...

Mbledhje e ulët e taksës mbi të ardhurat personale! Problem me pagesën bëjnë lojërat e fatit dhe transferimet nga jashtë

Drejtoria për të Ardhurat Publike është e kënaqur se si mblidhen taksat, megjithatë për taksën mbi të ardhurat...

Çmimet e banesave nuk mund të ulen, thotë Ushlinovska

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se,...