Luisa Residi hap pikën mbështetëse për gratë e reja sipërmarrëse në STEP+

Data:

Shpërndaje:

Luisa Residi hap pikën mbështetëse për gratë e reja sipërmarrëse në STEP+
Organizata STEP+ ka nisur zyrtarisht zbatimin e aktiviteteve të projektit evropian Leaders4Future, duke hapur një pikë të re mbështetëse për sipërmarrjen e grave të reja. Në qendër të kësaj nisme është Luisa Residi, e cila po udhëheq aktivitetet lokale të projektit dhe angazhimin e të rejave në rrugën drejt sipërmarrjes.
Pika e re mbështetëse synon të fuqizojë vajzat dhe gratë e moshës 18 deri në 30 vjeç, duke u ofruar mentorim, orientim profesional dhe mundësi konkrete për zhvillimin e ideve të biznesit dhe shndërrimin e tyre në iniciativa të qëndrueshme.
Hapja e kësaj pike vjen pas pjesëmarrjes së ekipit rinor të STEP+ në takimin ndërkombëtar të ndërtimit të kapaciteteve të projektit Leaders4Future, i zhvilluar në Athinë të Greqisë. Aty u shkëmbyen përvoja, metodologji dhe praktika të mira për promovimin e sipërmarrjes femërore dhe mbështetjen e grave të reja në zhvillimin e karrierës dhe biznesit.
Gjatë aktivitetit të organizuar në ambientet e STEP+, Luisa Residi prezantoi objektivat e projektit, aktivitetet e planifikuara dhe mundësitë që Leaders4Future ofron për vajzat dhe gratë e reja të interesuara për lidership, inovacion dhe sipërmarrje.
Një nga elementet kryesore të nismës është angazhimi i youth workers, të cilët do të mbështesin pjesëmarrëset gjatë gjithë procesit përmes mentorimit, këshillimit praktik dhe aktiviteteve trajnuese.
Pika mbështetëse tashmë ka hyrë zyrtarisht në funksion dhe do të shërbejë si një hapësirë e dedikuar ku të rejat mund të marrin ndihmë profesionale për zhvillimin e ideve të tyre sipërmarrëse, ndërtimin e planeve të biznesit dhe forcimin e aftësive të tyre profesionale.
Në muajt e ardhshëm, projekti do të përfshijë sesione mentorimi, punëtori praktike dhe aktivitete edukative që synojnë rritjen e vetëbesimit dhe kompetencave të grave të reja. Pjesëmarrëset do të kenë mundësinë të përfshihen edhe në konkursin ndërkombëtar “Create Your Own Business Plan”, ku do të prezantojnë idetë e tyre të biznesit para ekspertëve dhe partnerëve të projektit.
Përmes kësaj nisme, Luisa Residi dhe STEP+ synojnë të krijojnë një mjedis ku gratë e reja të ndihen të mbështetura, të inkurajuara dhe të afta për të zhvilluar iniciativa që kontribuojnë në fuqizimin e tyre ekonomik dhe në zhvillimin e komunitetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Eko Fluid – i përkushtuar ndaj zhvillimit, partneriteteve dhe zgjidhjeve të qëndrueshme

Eko Fluid vazhdon të konsolidojë rolin e saj si partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm në sistemin e...

Mickoski: Financat e forta publike janë parakusht për investime në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe zhvillimin e shoqërisë

Shkup, 22 qershor – Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se financat e qëndrueshme publike përbëjnë bazën e çdo shteti...

OKTA vazhdon iniciativën kundër zjarreve, dhuron pajisje mbrojtëse për pilotët e avionëve zjarrfikës

Shkup, 22 qershor – Në prag të sezonit veror dhe rritjes së rrezikut nga zjarret në hapësira të...

Perinski nga Petroveci: Mbi 100 milionë denarë për shtatë projekte, komunat marrin edhe mbështetje profesionale

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, gjatë vizitës së punës në Komunën e Petrovecit theksoi se, krahas mbështetjes...