LSM përmes protestës së sotme, kërkoi pagë minimale prej 500 eurosh

Data:

Shpërndaje:

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) filloi një protestë këtë mëngjes para Shtëpisë së Punëtorëve për paga më të larta dhe kushte më të mira punëtorët.

Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, më 1 maj, LSM përditësoi kërkesën e saj që paga minimale të jetë 500 euro, që të gjitha pagat e tjera të rriten me 100 euro dhe që të respektohen marrëveshjet kolektive dhe të drejtat e punëtorëve.

“Sot, punëtorët kanë shumë arsye për të protestuar, por pak për të festuar. Sot po protestojmë për paga, sot po shkojmë në Kuvend, në Odën Ekonomike dhe në Qeveri për të thënë se kërkojmë një pagë minimale prej 500 eurosh, se kërkojmë një rritje prej 100 eurosh të të gjitha pagave të tjera, se kërkojmë respektimin e marrëveshjeve kolektive për rritjen e pagave dhe se kërkojmë një pagë të denjë për çdo vend pune”, theksoi Slobodan Trendafilov, kryetar i LSM-së.

Nga vendi i takimit, anëtarët e kësaj sindikate dhe përfaqësues nga sindikata të tjera u drejtuan drejt Kuvendit, dhe më pas marshimi protestues do të vazhdojë drejt Odës Ekonomike dhe përpara Qeverisë për të shpallur kërkesat e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ofertë Festive në Çair: Kids World Playground sjell dhuratën e dhjetorit – hyrja për fëmijën e tretë FALAS!

Kids World Playground në Çair ka nisur muajin e dhjetorit me një super ofertë për të gjitha familjet!...

Si do të shpërndahet rritja prej 5% në bllok-tarifat? Mickoski: Varet nga rregullatori nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Çmimi i energjisë për familjet nga janari ka shumë gjasa të rritet mesatarisht për rreth 5 për qind,...

Mbledhje e ulët e taksës mbi të ardhurat personale! Problem me pagesën bëjnë lojërat e fatit dhe transferimet nga jashtë

Drejtoria për të Ardhurat Publike është e kënaqur se si mblidhen taksat, megjithatë për taksën mbi të ardhurat...

Çmimet e banesave nuk mund të ulen, thotë Ushlinovska

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se,...