Kreditimi në sektorin e ndërtimit – Eksperti Reinaldo Pipiria tregon nëse ka risk për bankat

Data:

Shpërndaje:

Rritja e kreditimit sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme mbart me vete një rrezik të mundshëm për sektorin bankar.

Megjithatë sipas Ekspertit të Ekonomisë,  Reinaldo Pipiria bankat nuk janë akoma të ekspozuara ndaj një risku të mundshëm.

“Situata më e preferuar për të realizuar përfitueshmëri duhet të jetë në nivelin 65% deri në 75%, kur ti je në kushte optimale dhe ke përfitueshmëri të lartë. Ekspozimi i depozitave ndaj kredidhënies ka edhe të paktën 35% mundësi për të dhënë, të këtyre depozitave. Në të njëjtën kohë nëse e shohim kohën e ekspozimit bankar, 47% është e lidhur me pasuritë e paluajtshme”, tha Pipiria.

Një element tjetër sipas Pipirias që mbron këtë sektor është edhe ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë.

E para ishte kapitali kundërcikli që lidhet drejtpërdrejtë me financimin e sektorit të ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme. Ndërhyrja e dytë që bëri Banka e Shqipërisë është pjesa e mbledhjes dhe përpunimit të statistikave”, theksoi eksperti.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në 2024, sipërfaqja totale e dhënë për leje ndërtimi në Tiranë arriti në 1.6 milion metra katror.

RTSH

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Sot KRRE publikon çmimet e reja të karburanteve

Sot Komisioni Rregullator për Energjetikë do të publikojë çmimet e reja të naftës dhe benzinës. Të hënën e kaluar,...

Euro sot në Maqedoninë e Veriut – Kursi zyrtar nga BPRMV

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore, kursi mesatar i këmbimit të euros sot është 61.6950...

Mickoski: Nëse ka rritje drastike të çmimeve të naftës, Qeveria do të ndërhyjë

Nëse do të ketë rritje të menjëhershme dramatike të çmimeve të naftës dhe derivateve të naftës, Qeveria do...

Ministria e Transportit shpall konkurs për 15 pozita të reja pune

Ministria e Transportit ka publikuar disa shpallje në faqen e Agjencisë për Administratë për plotësimin e 15 vendeve...