Krasniqi bën thirrje për më shumë investime në Kosovë

Data:

Shpërndaje:

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi, ka marrë pjesë në forumin e bizneseve të Turqisë dhe atyre të Kosovës nga sektori i çelikut dhe metaleve.

Krasniqi ka thënë se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, është angazhuar vazhdimisht për të gjetur forma të mbështetjes së bizneseve tona dhe një nga to janë edhe takimet B2B, përmes të cilave hapet mundësia për rritje të partneritetit ekonomik dhe shkëmbimeve mes dy vendeve.

Përkundër që eksporti vitin e kaluar kishte pak rritje, Krasniqi ka bërë thirrje që kjo ngjarje të shërbej për rritje të bashkëpunimit, e cila do të ndikonte në rritjen e eksportit dhe investimeve në vendin tonë.

Krasniqi ka shprehur gatishmërinë e DhTIK-së për rritje të bashkëpunimit edhe në fusha tjera të ekonomisë, duke qenë se dyja shoqata kanë biznese të shumë sektorëve.

Sipas një postimi të publikuar në Facebook nga Dhoma e Tregtisë, në këtë ngjarje shumë biznese anëtare të Dhomës, kanë marrë pjesë në takimet B2B me bizneset turke.

Përndryshe, Kosova mbetet po ashtu një vend jo tërheqës për investime të huaja, sidomos nga kompanitë dhe markat e mëdha botërore. Sipas BQK-së, Investimet e Huaja Direkte nga janari deri në shtator 2024 arritën vlerën e 657.3 milionë eurove, që sipas ekspertëve të ekonomisë kjo tregon se ritmi i rritjes së investimeve ka pësuar një ngadalësim. Në aspektin sektorial, aktivitetet e patundshmërisë dominuan investimet e huaja direkte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...