Kompania hungareze 4iG pas Shqipërisë dhe Malit të Zi paralajmëron shërbime aktraktive të telefonisë celulare në RMV

Data:

Shpërndaje:

Kompania hungareze 4iG paralajmëron se nësefiton licencë për frekuencë për një operator të tretë celular, do të fillojë të ofrojë shërbime në tregun e Maqedonisë deri në fund të vitit 2026. Në kumtesë Grupacioni sot theksoi se rritja e konkurrencës do të sjellë edhe çmime më të ulëta.

Pal Zarandi, Drejtor për strategji, mobile dhe 5G në 4iG, deklaroi se tashmë disa muaj punojnë në përgatitjet dhe krijimin e partneriteteve fillestare në treg.

“Sapo të marrim licencën, do të kalojmë në investime intensive dhe përgatitje për lançimin komercial”, tha Zarandi në një deklaratë me shkrim.

Ai thekson se grupacioni hungarez 4iG është aktualisht lideri i tregut në Shqipëri, dhe gjithashtu po operon në mënyrë aktive në Mal të Zi. Ka të ardhura prej 1,8 miliardë euro dhe mbi 10 milionë përdorues. Avantazhi kryesor i 4iG, thotë Zarandi, është se nuk është vetëm një kompani telekomunikacioni, por edhe një kompani e orientuar drejt IT-së, kështu që mund të zgjerojë shërbimet e saj në tregun e Maqedonisë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Beteja e Gjigantëve: SHBA vs Eurozona – Kush Sundon Botën e Pasurisë?

Një krahasim i pasurisë së familjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të eurozonës jep një pamje të...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...