Kina ka vendosur të hapë tregun e saj për produktet amerikane

Data:

Shpërndaje:

Kina ka vendosur të hapë tregun e saj për produktet amerikane, pas bisedimeve të zhvilluara në Gjenevë, deklaroi Donald Trump nga Arabia Saudite, duke theksuar megjithatë se mbeten ende disa detaje për t’u finalizuar.

“Ne kemi bërë përparim të rëndësishëm në negociatat me Kinën. Kina ka rënë dakord të hapë tregun e saj për Shtetet e Bashkuara. Thjesht duhet të rregullojmë detajet,” tha Trump në një forum investimesh në Riad.

Kina dhe SHBA njoftuan dje një armëpushim në luftën tregtare mes tyre, pas bisedimeve të zhvilluara të dielën në Gjenevë, gjatë të cilave u ra dakord që të pezullohet zbatimi i shumicës së tarifave ndëshkuese dhe masave të tjera që kanë vendosur ndaj njëra-tjetrës deri të mërkurën.

Sipas marrëveshjes, SHBA do të ulë tarifat shtesë që kishte vendosur këtë vit ndaj Kinës nga 145% në 30%, dhe në përgjigje, Pekini do të ulë tarifat ndaj produkteve amerikane nga 125% në 10%.

Kina gjithashtu është zotuar të pezullojë masa të tjera kundërpërgjigjëse që kishte ndërmarrë ndaj SHBA pas datës 2 prill, megjithëse nuk është ende e qartë se si do të zbatohet kjo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...