Investimet shtojnë interesin për turizmin malor

Data:

Shpërndaje:

Turizmi malor në Shqipëri, jo vetëm po e zgjat sezonin turistik, por edhe po diversifikon ofertën e atraksioneve për turistët huaj nga vende të ndryshme të botës. Ky turizëm vlerësohet si një nga resurset turistike më të mëdha të vendit, krahas bregdetit, duke tërhequr vizitorët e huaj gjithnjë e më shumë.

Bukuritë natyrore të Shqipërisë, biodiversiteti i pasur, bujtinat e shpërndara në të gjithë vendin, turizmi malor në alpe e sidomos në majat e mbuluara me dëborë janë kthyer ndër më të frekuentuarat nga vizitorët e shumtë, jo vetëm nga vendet europiane, por edhe nga kontinentet e tjera.

Një pikë e rëndësishme që ka ndikuar pozitivisht dhe ka shtuar interesin e të huajve për të vizituar zonat piktoreske malore është edhe përmirësimi i infrastrukturës dhe investimet në këtë sektor po rriten dita-ditës, duke shtuar dhe të ardhurat për banorët që kanë investuar në agroturizëm dhe operatorët turistikë.

Promovimi nga ana e qeverisë dhe sajteve të huaja të bukurisë malore shqiptare, kanë nxitur një numër të konsiderueshëm turistësh të huaj të kërkojnë paketa turistike për të vizituar Alpet tona, zonën e Valbonës dhe Thethit, por edhe Voskopojën në juglindje.

Sipas të dhënave të INSTAT, në fillim të këtij viti, rreth 93% e shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri ishin për pushime e sidomos për turizëm malor, por dhe për të vizituar sitet arkeologjike të ndryshme.

Klan News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...