INSTAT: Eksportet, rritje me 4,3 % në shkurt

Data:

Shpërndaje:

Eksportet e mallrave gjatë muajit shkurt 2025, arritën vlerën 34 miliardë lekë, duke shënuar rritje me 4,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin e tregtisë së jashtme, sipas të cilit ndryshe nga eksportet, importet e mallrave shënuan ulje me 8,6 %, duke arritur vlerën 68 miliardë lekëve.

Defiçiti tregtar arriti vlerën 34 miliardë lekë, duke u ulur me 18,6 %, krahasuar me Shkurt 2024 dhe duke u rritur me 17,1 %, në krahasim me Janar 2025.

Sipas INSTAT, në këtë dymujor eksportet e mallrave arritën vlerën 65 miliardë lekë, duke u rritur me 4,6 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 128 miliardë lekë, duke u ulur me 4,7 %, krahasuar me një vit më parë.

Grupet që kanë ndikuar, gjatë muajit Shkurt 2025, në rritjen e eksporteve janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 11,1 % rritje, “Ushqime, pije, duhan” me 1,7 %, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 0,2 %.

Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 6,9 % rënie, “Tekstile dhe këpucë” me 1,0 %, “Produkte kimike dhe plastike” me 0,8 % etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Bllokada në Gjirin Persik rrit rrezikun e inflacionit global të ushqimeve

Tregjet globale tashmë po i ndiejnë efektet e Luftës së Gjirit, për momentin për shkak të ndërprerjes së...

Beteja e Gjigantëve: SHBA vs Eurozona – Kush Sundon Botën e Pasurisë?

Një krahasim i pasurisë së familjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të eurozonës jep një pamje të...

Sllaveski: Banka Popullore mbajti normën bazë të interesit në 4%

Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore vendosi të mbajë normën bazë të interesit në 4%. Seanca shqyrtoi të dhënat...

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...