Instagram po u ofron krijuesve deri në 20,000 dollarë për të tërhequr përdorues të rinj: Ja si luftojnë ata kundër konkurrencës

Data:

Shpërndaje:

Rrjeti social Instagram po u ofron krijuesve të përzgjedhur të përmbajtjes në Shtetet e Bashkuara deri në 20,000 dollarë për të tërhequr përdorues të rinj në platformë, në një përpjekje për të forcuar pozicionin e tij kundër konkurrentëve si TikTok dhe YouTube.

Bëhet fjalë për programin pilot të Instagram-it të quajtur “Referrals”, i cili nuk është i disponueshëm për të gjithë, por vetëm për krijuesit me bazë në SHBA, të cilët kontaktohen fillimisht nga vetë kompania.

Programi funksionon kështu: Instagram u paguan krijuesve 100 dollarë për çdo përdorues të ri që regjistrohet përmes lidhjes së tyre të personalizuar, ose për çdo 1,000 vizita në aplikacion përmes të njëjtit lidhje. Pagesa maksimale është 20,000 dollarë, raporton Business Insider.

Qëllimi është të motivohen krijuesit që të promovojnë Instagramin në platforma konkurruese, si TikTok, YouTube, Discord dhe Substack.

“Ndani profilin tuaj në Instagram, videot, postimet, historitë dhe kanalet jashtë Instagramit”, është mesazhi që marrin pjesëmarrësit në projekt.

Ky veprim i fundit nga Instagram është pjesë e një sërë testesh dhe programesh nxitëse që synojnë mbajtjen e krijuesve në platformë, veçanërisht në një kohë kur konkurrenca po ofron kushte gjithnjë e më tërheqëse për tërheqjen e talenteve.

Skemat e referimeve dhe bonuseve po bëhen shpejt standard i industrisë – TikTok kohët e fundit lançoi programin e vet të referimeve, i cili përfshin zbritje blerjesh dhe shpërblime financiare për ftesën e miqve për t’u bashkuar me aplikacionin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Për të shpejtuar rrjetin tuaj pa tel, largojeni routerin nga kjo pajisje

Nëse rrjeti juaj pa tel ka qenë më i ngadaltë se zakonisht kohët e fundit, shkaku mund të...

BE do të hapë 6 fabrika të reja të inteligjencës artificiale

Nisma e Bashkimit Evropian për Partneritetin e Lartë të Performancës së Kompjuterëve (Euro HPC) njoftoi të premten se...

Shkencëtarët e Kembrixhit zbulojnë material të ri që mund të revolucionarizojë energjinë diellore

Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit kanë bërë përparim që mund të revolucionarizojë energjinë diellore, duke zbuluar një mënyrë...

Andonovski: Pas tetë vitesh boshllëk, Maqedonia do të ketë strategji kombëtare të TIK-ut

Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, sot prezantoi Strategjinë e re Kombëtare për Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit...