Inflacioni ra në 1.9% në janar, por ushqimet vijojnë të mbesin të shtrenjta në Shqipëri

Data:

Shpërndaje:

Çmimet po rritet më ngadalë këtë fillim-vit. Inflacioni, treguesi i zhvlerësimit të parasë në raport me shtrenjtimin e çmimeve ra në 1.9 për qind muajin e shkuar nga 2.1 për qind fund-vitin e shkuar. Në raport me janarin e vitit 2024, muajin e shkuar inflacioni rezultoi i përgjysmuar, duke shënuar kështu nivelet më të ulëta ndonjëherë.

“U bë tashmë një vit që ne kemi hyrë në një cikël të qëndrueshëm të çmimeve. Në radhë të parë, ndikimi kryesor ka ardhur nga qetësimi i tregjeve globale, ndjekur nga politikat monetare. Politikat e Bankës së Shqipërisë, politika monetare që ka ndjekur për rritjen e normës bazë të interesit, shoqëruar nga qetësimi i tregjeve ku ne importojmë kanë sjellë një lloj zbutjeje të normës së inflacionit duke e çuar në këto nivele”, tha eksperti i ekonomisë, Adrian Civici.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se muajin e shkuar, gjithashtu ushqimet dhe pijet u shtrenjtuan me ritme më të ngadalta. Inflacioni te kjo kategori produktesh ra në 2.6 për qind nga 5.3 për qind janarin e një viti më parë. Ndërkohë në tregje, ritmet e shtrenjtimit po rezultojnë ndjeshëm më të larta se ato që INSTAT raporton.

“Po janë 20-30 apo edhe 50 lekë më shtrenjtë. Zarzavatet një herë janë shtrenjtuar shumë. Q1% nga domatet, specat. Edhe bulmeti duket se po rritet.”

Po pse nuk ka ende një stabilizim të çmimeve edhe në tregje?

“Në gjykimin tim, te ushqimet dhe pijet inflacioni ka mbetur në nivele të larta si pasojë e mbajtjes së çmimeve në nivele të larta nga tregtarët duke zgjeruar marzhet e tyre të fitimit.”

Me gjithë ecurinë e mirë në dy vitet e fundit, vala e krizës së çmimeve në Shqipëri mund të rikthehet. Paralajmërimi për një jetesë edhe më të vështirë që vjen nga Komisioni Evropian në raportin e fundit për ekonominë e vendit.

“Të njëjtët faktorë, si qetësimi i tregjeve globale mund të shkaktojnë të kundërtën e kësaj ecurie në rast se do të kemi një ri-zgjim të vatrave të konfliktit. tregjet do të çoroditeshin e rrjedhimisht do të kishim çmime më të larta.”

Ndërkohë me gjithë flukset e shtuara te turistët, inflacioni te baret dhe restorantet mbeti në nivelet më të ulëta historike, në mesatarisht 1.8 për qind.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...