Guvernatori i BQK-së takohet me presidentin e Bankës Botërore, Ajay Banga – flasin për bashkëpunimin strategjik

Data:

Shpërndaje:

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili është takuar me presidentin e Grupit të Bankës Botërore, Ajay Banga, në kuadër të Takimeve Pranverore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Gjatë diskutimit, guvernatori Ismaili dhe presidenti Banga vlerësuan lartë partneritetin e shkëlqyeshëm dhe të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore, duke u përqendruar në progresin e projekteve në vijim që synojnë rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike, zhvillimin e sektorit financiar dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

“Guvernatori Ismaili mirëpriti vazhdimin e bashkëpunimit me Bankën Botërore, duke theksuar rëndësinë e asistencës teknike dhe mbështetjes strategjike në funksion të avancimit të kapaciteteve institucionale të BQK-së. Ai shprehu mirënjohje të thellë për rolin e Bankës Botërore në avancimin e reformave kyçe dhe iniciativave për ndërtimin e kapaciteteve që janë në përputhje me objektivat afatgjata të institucionit.

Një moment i rëndësishëm ishte edhe arritja e statusit të ri të Kosovës si kontribuues në Shoqatën për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA) – një arritje e rëndësishme që pasqyron rolin gjithnjë më aktiv të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe përkushtimin e saj ndaj zhvillimit global”, thuhet në njoftim.

Guvernatori Ismaili shprehu falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore ndaj Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe rikonfirmoi përkushtimin e institucionit për të thelluar më tej bashkëpunimin në vitet në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...