FMN: Tarifat Trump, rrezik për ekonominë, shumë vende nuk janë rimëkëmbur pas pandemisë

Data:

Shpërndaje:

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se zbatimi i tarifave të larta tregtare  nga Donald Trump përbën një “rrezik të rëndësishëm” për ekonominë globale, ndërsa tregjet e aksioneve vazhdojnë të pësojnë tronditje .

Kristalina Georgieva, drejtoresha menaxhuese e FMN-së, tha se është shumë e rëndësishme që SHBA dhe partnerët e saj tregtarë të shmangnin përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës tregtare globale, ndërsa tregjet në Azi dhe Australi pësuan rënie të mëtejshme të premten.

“Ne jemi ende duke vlerësuar implikimet makroekonomike të masave tarifore të shpallura, por ato përfaqësojnë qartë një rrezik të rëndësishëm për perspektivën globale në një kohë të rritjes së ngadaltë.Është e rëndësishme të shmangen hapat që mund të dëmtojnë më tej ekonominë botërore. Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të saj tregtarë që të punojnë në mënyrë konstruktive për të zgjidhur tensionet tregtare dhe për të reduktuar pasigurinë.”

Drejtoresha Menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva paralajmëroi se fushata e gjerë tarifore e Presidentit Trump përbën një rrezik të konsiderueshëm për ekonominë globale mes rritjes së ngadaltë.

FMN-ja në janar e rriti vlerësimin e saj  për ecurinë ekonomike globale për vitin 2025 në 3.3% nga 3.2% në vlerësimin e saj të mëparshëm në tetor, me një përmirësim gjysmë pikë përqindje ndaj perspektivës së SHBA në 2.7% që përbën pjesën më të madhe të kësaj rritjeje.Ndërsa pritshmëritë janë që në takimet e saj të pranverës në Uashington, FMN  të reflektojë një “korrigjim” të vogël në rënie të këtyre vlerësimeve./abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ofertë Festive në Çair: Kids World Playground sjell dhuratën e dhjetorit – hyrja për fëmijën e tretë FALAS!

Kids World Playground në Çair ka nisur muajin e dhjetorit me një super ofertë për të gjitha familjet!...

Si do të shpërndahet rritja prej 5% në bllok-tarifat? Mickoski: Varet nga rregullatori nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Çmimi i energjisë për familjet nga janari ka shumë gjasa të rritet mesatarisht për rreth 5 për qind,...

Mbledhje e ulët e taksës mbi të ardhurat personale! Problem me pagesën bëjnë lojërat e fatit dhe transferimet nga jashtë

Drejtoria për të Ardhurat Publike është e kënaqur se si mblidhen taksat, megjithatë për taksën mbi të ardhurat...

Çmimet e banesave nuk mund të ulen, thotë Ushlinovska

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se,...