Fatmir Bektashi shet apartamente në Drilon pa leje ndërtimi; Bashkia, AKZM dhe AZHT nxjerrin blof biznesmenin

Data:

Shpërndaje:

Nuk kanë fund bëmat e Fatmir Bektashit të “Kontakt”. Ortaku i Familjes Berisha, pasi betonizoi gjysmën e Tiranës, ktheu sytë nga Driloni në Pogradec, ku ka blerë një pjesë toke për të ndërtuar pallate.

Prej muajsh kompania ka nisur rezervimin e apartamenteve, por duket se gjitha po bëhet në mënyrë antiligjore, pasi kompania “Kontakt” nuk ka marrë akoma një aprovim për leje ndërtimi në atë zonë. Për më tepër që ndërtimi bie ndesh me porositë që ka dhënë UNESCO.

Rrjeti investigativ “Citizens” ka shkruar një artikull mbi betonizimin e Drilonit ku ka kërkuar të dhëna nga institucionet.

Bashkia Pogradec u përgjigj zyrtarisht se nuk disponon asnjë të dhënë apo dokumentacion të lidhur me këtë projekt, po ashtu edhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) i konfirmoi Citizens.al se nuk e njeh projektin në fjalë.

“Parku i Drilonit, ndodhet në zonën Peizazh i Mbrojtur Ujor/Tokësor, shpallur me VKM-në Nr. 597, datë 25.09.2024 të Liqenit të Pogradecit”. Gjithashtu kjo zonë është edhe Zonë e Trashëgimisë Kulturore Botërore UNESCO”, thekson përgjigja e AKZM.

Ndërsa Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT) u shpreh se për projektin “Pyjet e Drilonit, kompleks me godina banimi 1-9 dhe 12 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë’, me zhvillues shoqërinë “KONTAKT” SHPK është depozituar një aplikim për leje ndërtimi më datë 08.02.2025.

“Aktualisht, nuk ka ende një vendimmarrje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) për këtë aplikim”, i tha AZHT Citizens.al.

Citizens.al kontaktoi kompaninë “Kontakt”, e cila refuzoi të japë informacion mbi projektin. Një përfaqësues i “Kontakt” i tha Citizens se “nuk ka të drejtë ta bëjë këtë artikull” dhe se projekti është miratuar nga UNESCO.

Në të vërtetë, UNESCO nuk ka mandat të miratojë ose refuzojë projekte infrastrukturore në zonat e shpallura Trashëgimi Botërore, kjo është detyrë e institucioneve shqiptare, të cilat u shprehën zyrtarisht se nuk kanë miratuar një leje për këtë projekt. Megjithatë rezervimet për shitje kanë nisur./ Pamfleti

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...