Durim Zeqiri i ftuar në “Çka S’thuhet” me Lisa Alilin – Ekonomia dhe sfidat shoqërore në qendër të debatit

Data:

Shpërndaje:

Në episodin më të fundit të emisionit “Çka S’thuhet” me moderatoren Lisa Alili, i ftuar ishte Durim Zeqiri, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. Diskutimi u përqendrua në sfidat ekonomike që po kalon vendi dhe ndikimin e thellë të fenomeneve shoqërore në zhvillimin ekonomik dhe social.

Zeqiri theksoi nevojën për reforma të thella në tregun e punës, me theks të veçantë në mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe shkëputjen e sistemit arsimor nga nevojat reale të tregut. Ai u shpreh se ekonomia nuk mund të ecë përpara pa një bashkëpunim të ngushtë mes bizneseve, institucioneve arsimore dhe politikave të qëndrueshme shtetëroror.

Pjesë e bisedës ishte edhe ndikimi i trendeve moderne në perceptimin e të rinjve për suksesin – nga iluzioni i pasurisë së shpejtë deri te ndikimi i rrjeteve sociale në formimin e identitetit shoqëror dhe profesional.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...