Dimitrieska-Koçoska në takimet e vjeshtës së FMN-së dhe Bankës Botërore në Bangkok

Data:

Shpërndaje:

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, do të marrë pjesë në takimet e rregullta të vjeshtës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupit të Bankës Botërore, të cilat po mbahen këtë javë në Bangkok, Tajlandë.

Në këtë drejtim, ministrja do të zhvillojë takime dypalëshe me përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), si dhe me përfaqësuesit e institucioneve financiare ndërkombëtare. Ajo gjithashtu do të marrë pjesë në takime kushtuar perspektivave ekonomike rajonale dhe sfidave ekonomike globale.

Në kuadër të këtyre takimeve, ministrja do të zhvillojë takim pune me nënkryetaren e Bankës Botërore, Antonela Basani dhe nënkryetarin e Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) për Evropën, Amerikën Latine dhe Karaibet, Alfonso Garcia Mora. Gjithashtu, është parashikuar edhe një takim me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore për konstituencën ku bën pjesë Maqedonia, Juxhin Rugenat. Në këto takime do të diskutohet për bashkëpunimin aktual, aktivitetet që po realizohen dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Ministrja do realizojë takime gjithashtu edhe me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të FMN-së, Bo Li, si dhe me drejtorin e FMN-së për Evropën, Mateush Shçurek.

Në agjendë përfshihen gjithashtu takime me drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Jerun Klik dhe zëvendësdrejtorin ekzekutiv, Marniks van Raj, si dhe pjesëmarrje në takimin e vendeve të konstiuencave zgjedhore dhe ngjarjet kushtuar perspektivave ekonomike rajonale.

Në agjendë përfshihet gjithashtu edhe takimi i vendeve të të konstiuencave zgjedhore, ngjarjet në kuadër të takimeve vjetore, si dhe seanca plenare e takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore.

Pjesëmarrja në këto takime paraqet mundësi për të shkëmbyer mendime mbi zhvillimet aktuale ekonomike, politikat fiskale dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit me institucionet financiare ndërkombëtare.

Si pjesë e delegacionit të takimeve të vjeshtës është edhe guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mijëra vizitorë në festimin e ditëlindjes së tretë të Diamond Mall

Mijëra vizitorë morën pjesë në festën e madhe me rastin e ditëlindjes së tretë të Diamond Mall. Yjet...

Takimi i Hoxhës me përfaqësuesit e MATTO-s: Investimet e gjelbra janë bazë për zhvillim të qëndrueshëm

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot zhvilloi takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Maqedoni–Turqi...

Durmishi paralajmëron masa për punësimin e të rinjve

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot mori pjesë në forumin “NextGen CareerUp” i cili u mbajt...

Diamond Mall shënon trevjetorin me përmbajtje të reja, brende dhe iniciativa për komunitetin

  Shkup, 20 tetor 2026 – Diamond Mall shënon trevjetorin e hapjes me një festë të madhe për vizitorët,...