“Brazili furnizuesi kryesor!” Të dhënat: Rritet varësia e konsumit nga mishi i importit, arrin 48 mijë ton në vit

Data:

Shpërndaje:

Vit pas viti tregu vendas po rrit varësinë ndaj mishit të importuar. Në njërën anë ulja e numrit të kafshëve për mish dhe në anën tjetër rritja e kërkesës nga zhvillimet pozitive në turizëm po nxisin importet dhe bashkë me to edhe rrezikun e hyrjes së prodhimeve jo në standard. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT importet e mishit ndërmjet 2014 dhe 2024 janë rritur me 29%. Në vitin 2024 u importuan në sasi 48 mijë ton mish.

Gjatë kësaj periudhe varësia e konsumit nga importet është zgjeruar gjithashtu. Në vitin 2014 konsumi vjetor i mishit arriti në 192 mijë tonë, nga i cili 19.6 për qind ishte importi. Në vitin 2023 konsumi i mishit arriti në 184 mijë tonë, ku 26 për qind ishte nga importi, sipas të dhënave të INSTAT për prodhimin vendas të mishit dhe për importet.

Rritja e varësisë nga importet e mishit lidhet me tkurrjen e blegtorisë në vend. Përgjatë 2014-2023 numri i krerëve të gjedhit ka pësuar rënie me 47%, të imtat me 34 për qind, ndërsa derrat me 33 %. Ritmet e rënies janë thelluar sidomos pas pandemisë. Një numër fermash të vogla blegtorale kanë falimentuar nga emigracioni i lartë i të rinjve dhe plakja e pakësimi i popullsisë në fshat.

Treguesit demografike dhe politikat shtetërore për nxitjen e blegtorisë sugjerojnë se importet e mishit do të jenë në rritje nga viti në vit. Skema e subvencionit në bujqësi përjashton fermat e vogla që janë në faliment, teksa numri i kafshëve për mish po pëson rënie dyshifrore nga viti në vit.

Të dhënat e tregtisë me jashtë tregojnë se Brazili ishte furnizuesi kryesor me mish i tregut tonë për gjatë tre dekadave të tranzicionit. Vitin e kaluar u importuan gjithsej 48 mijë tonë mish, ku 26,8 për qind e të cilave ishin nga Brazili. Vendi i dytë për sasinë e importit të mishit është SHBA e ndjekur nga Greqia, Italia, Paraguai etj.

Pesha e importeve të mishit nga Brazili ka pësuar rënie gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2024 mishi nga ky vend zuri 31.1 % të totalit të importit të mishit, ndërsa në vitin 2024 rreth 27%.

Gjatë dekadës së fundit janë rritur ndjeshëm importet e mishit nga Greqia. Në vitin 2014 importet nga vend zinin 7.9% të totalit të mishit të importuar, ndërsa më 2024 zunë 19%. Gjithashtu importet e mishit nga Paraguai u rriten gjatë dekadës. Ky vend ishte furnizuesi i pestë me i rëndësishëm më mish i Shqipërisë me 5 për qind të totalit të importeve nga 0.7 për qind më 2014.

Kërkesa për konsumin e mishit është rritur vitet e fundit, ndonëse numri i popullsisë është pakësuar me 15 për qind ndërmjet 2011-2023. Por shumëfishimi i turistëve dhe restoranteve ka ndikuar që kërkesa për mish të jetë në trend rritës. Rritja e importeve po ekspozon shëndetin e popullatës ndaj prodhimeve pa cilësi. Rastet me salmonele janë shtuar vitet e fundit, ndërsa kontrollohet e cilësisë po dështojnë të shmangin konsumin e mishit të infektuar. Salmonela shkakton simptoma të rënda që kërkojnë trajtim në spital deri në rrezikimin e jetës./ Monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...