Blegtorët e Pollogut pa subvencione të plota për 2024-tën, skepticizëm për pagesat e vitit 2025

Data:

Shpërndaje:

Blegtorët në rajonin e Pollogut thonë se ende nuk i kanë marrë plotësisht subvencionet për vitit 2024. Siç pohojnë, deri më tani i kanë marrë pjesë-pjesë, gjë që e bën të vështirë ruajtjen e bagëtive. Për këtë arsye janë skeptik për subvencionet e 2025-tës.

 

“Subvencionet e deleve nuk janë duke i dhënë. Kur hyrën në qeveri thanë do i lëshojmë menjëherë në mars, në prill subvencionet ata nuk i kanë lëshuar të 2024 – do i lëshojnë të 2025?! Për të marrë marrin ama për të dhënë nuk japin, paguajmë bjeshkët, paguajmë mjekët, të gjithë i pagjumë. Lëshojnë me përqindje – njëherë lëshojnë 30%, njëherë 40%, njëherë 10% – një mijë, dy mijë, tre mijë euro – çka do bëjmë ne me ato pare?! Ato pare dikush në xhep i ka kapital”, tha Osman Adili – blegtor.

“Subvencionet për ne, meqë ky quhet viti dytë për ne, me lajka e propaganda vazhdojnë dy vite t’i hanë subvencionet t’i fusin në xhepat e tyre! Kjo na bën dëm të konsiderueshëm pasi që mirëmbajtja  e një tufe ka një kosto të lartë! Të mbash në dimër me drithëra e bar, të mirëmbash me ujë e sende gjithë përgjegjësia mbi supet tona, të vetë blegtorëve”, u shpreh Imer Murati – blegtor.

Zëvendësministri i bujqësisë Albrim Hoxha, i pyetur mbi këtë, na tha se subvencionet janë duke u ndarë dhe se gjatë periudhës në vazhdim bujqit do t’i marrin të gjitha subvencionet.

“Subvencionet për blegtoret deri më tani janë shpërndarë sipas kategorive: Janë paguar subvencionet në shumën prej 600 denarë. Për qengjat, janë paguar subvencionet prej 1.000 denarë. Vlera e mbetur, në shumën prej 1.400 denarë për kokë, aktualisht është në proces përpunimi dhe do të realizohet së shpejti. Subvencionet janë për të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, dhe të dhënat nuk mund të ndahen sipas regjioneve”, pohoi Albrim Hoxha – zv/ministër I Bujqësisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...