Benzinat lirohen për dy deri në 2,5 denarë për litër

Data:

Shpërndaje:

Benzina EUROSUPER BS-95 nga sonte nw mbrwmje do të ulet për 2,5, ndërsa EUROSUPER BS-98 për dy denarë për litër, ndërsa çmimet e derivateve të tjera do të mbeten të njëjta, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikw, Shërbime të Ujit dhe Shërbime Komunale (KRRE). Me vendimin realizohet ulje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht pwr 1.15 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 75 denarë për litër, ndërsa i EUROSUPER BS – 98 do të jetë 77,5 denarë për litër. EURODIZEL BS (D-E V) do të vazhdojë të shitet për 72 denarë për litër, Vaji ekstra i lehtë për ngrohje (EL-1) për 71,5 denarë për litër dhe Vaji M-1 NS për 43,501 denarë për kilogram.

Nga KRRE thonw se çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, kanë rënë mesatarisht pwr 5,418 për qind për benzinën, 3,412 për qind për dizelin, për naftën ekstra të lehtë pwr 3.198 dhe tek mazuti pwr 1,854. Kursi i denarit kundrejt dollarit me të cilin janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0,3912 për qind.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...