Banka Qendrore Evropiane miratoi vazhdimin e Linjës REPO deri më 2027, siguron nevojat e likuiditetit në Kosovë

Data:

Shpërndaje:

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) ka miratuar vazhdimin e Linjës REPO për BQK-në deri më 31 janar 2027.

Kushtet e vazhdimit të linjës së BQE janë pranuar nga BQK-ja me Letër Konfirmimin e datës 29 janar 2025, pas kërkesës së BQK-së të datës 25 nëntor 2024 për vazhdim, dhe para skadimit të marrëveshjes së mëparshme.

“Linja e përkohshme REPO në shumë maksimale prej 100 milionë euro, siguron një masë shtesë parandaluese për të adresuar nevojat e mundshme të likuiditetit dhe për të ruajtur stabilitetin e sistemit financiar të Kosovës.

Megjithëse BQK nuk e ka shfrytëzuar Linjën REPO të deritanishme, BQK e konsideron këtë instrument si shumë të rëndësishëm për stabilitetin monetar dhe financiar të Kosovës, veçanërisht marrë parasysh situatën aktuale të pasigurive globale dhe rreziqet e tyre potenciale për ekonomitë botërore dhe tregjet financiare”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...