Banka Popullore: Në vitin 2025 rritja ekonomike pritet jetë 3.5%, norma mesatare e inflacionit 3.9%

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 5 nëntor – Për vitin 2025, ekonomia e Maqedonisë së Veriut pritet të rritet me 3.5 përqind, ndërsa norma mesatare e inflacionit do të jetë 3.9 përqind, njoftojnë sot nga Banka Popullore (BP), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas vlerësimeve të BP-së, deficiti i llogarisë rrjedhëse do të arrijë në 4.2 përqind të BPV-së, që është një zgjerim i deficitit krahasuar me vitin e kaluar.

Krahasuar me parashikimet e prillit, pritet një deficit i llogarisë rrjedhëse mesatarisht më i lartë, pavarësisht flukseve financiare që janë mesatarisht më të larta se pritjet e mëparshme.

Siç tha Guvernatori, Trajko Slaveski, pamja makroekonomike për ekonominë e vendit tregon perspektiva të forta ekonomike dhe stabilizim të mëtejshëm të inflacionit.

“Projeksionet më të fundit makroekonomike për periudhën 2025-2028 tregojnë qëndrueshmëri dhe rritje të fortë të ekonomisë. Këtë vit pritet rritje prej 3.5 përqind, në periudhën 2026-2028 do të përshpejtohej në 4 përqind. Sa i përket inflacionit, norma mesatare do të jetë 3.9 përqind, dhe në të ardhmen do të ndjekë një rrugë të përshtatjes në rënie dhe kthimit në mesataren historike”, theksoi Slaveski në një konferencë për shtyp.

Siç theksoi Slaveski, në nëntë muajt e parë të vitit 2025, aktiviteti kreditor shënoi rritje të fortë, e cila, sipas Bankës Popullore do të vazhdonte deri në fund të vitit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...