Banka Popullore në RMV propozoi katër tërheqje falas në muaj nga bankomatët e bankave të tjera

Data:

Shpërndaje:

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka propozuar që qytetarët të kenë të drejtën për katër tërheqje falas në muaj nga bankomatët e bankave të tjera, në vlerë deri në 2.000 denarë për transaksion, transmeton Portalb.mk.

Sipas guvernatorit Trajko Sllaveski, synimi është të sigurohet qasje më e lehtë në para për të gjithë qytetarët, pavarësisht se në cilën bankë kanë llogari.

“Paratë e gatshme do të vazhdojnë të përdoren nga shumica e qytetarëve, edhe pse në sasi më të vogël. Rekomandohet që secili të ketë para të gatshme për nevojat bazë për një periudhë prej të paktën disa ditësh deri në një javë”, tha Sllaveski.

Masa parashikohet të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2026.

Sllaveski vuri në dukje se shpërndarja e bankomatëve në vend është e pabarabartë, ndaj do të ndërmerret iniciativa për krijimin e një rrjeti kombëtar të bankomatëve.

Sipas planit, rrjeti kombëtar i bankomatëve pritet të jetë plotësisht funksional deri në fund të vitit 2026.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik

Epoka e shoferëve të kamionëve dhe kompanive të logjistikës që udhëtojnë me dosje të mbushura me dokumente fizike,...

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Një letër e pazakontë e gjigantit saudit Saudi Aramco drejtuar blerësve të saj këtë javë ka shpërndarë valë...