Banka Botërore parasheh rritje prej 3,2% për Maqedoninë e Veriut

Data:

Shpërndaje:

Banka Botërore ka parashikuar rritje ekonomike prej 3,2% për Maqedoninë e Veriut për vitin 2027. Kjo shënon rritje për 0,3% krahasuar për vitin 2026 kur ishte paraparë rritje prej 2,9%. Është shënuar ulje e varfërisë, ulje e papunësisë nga investimet e huaja direkte si dhe rritje në bashkëpunimin tregtar.  Raporti i Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut identifikon disa rreziqe kryesore për rritjen e mëtejshme ekonomike sikurse varësia e lartë nga energjia e importuar dhe lëndët djegëse, rritjen e shpejtë të borxhit publik, hendekun mes rritjes së pagave dhe produktivitetit, plakjen e popullsisë dhe emigrimin si dhe dobësitë në qeverisje dhe korrupsion. Raporti i prezantuar për kryeministrin Hristijan Mickoski do të thotë bazë e mirë për reforma të mëtutjeshme.

“Për këtë shkak ne e ndryshuam ligjin për marrëdhënie pune dhe lejuam që gjithsecili që e ndjenë veten si të aftë për punë, të mundet ta vazhdojë punën deri në moshën 67-68 madje në disa fusha deri në 70 vjet. Kjo është trend gjithandej në Evropë dhe Botë. Për momentin në tregun e punës kemi 709 mijë punëtor të regjistruar. Nuk guxojmë të jemi nën numër nëse duam të kemi rritje të mirë ekonomike, përkatësisht nën 800 mijë të punësuar. Duhet të gjejmë edhe 90 mijë të punësuar të tjerë të cilët do të sjellin të ardhura në shtet. Kam frikë se pas 15-20 viteve numri i të punësuarve do të bie në 500 mijë”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Por opozita ka pikëpamje krejtësisht të kundërta. Thonë se Bruto Prodhimi Vendor është sa 1/3 e mesatares në Bashkimin Evropian dhe nuk jemi ekonomia e tretë në Evropë.

“Banka Botërore nuk e uroi. I tha se vendi me vite po qëndron në kategorinë e njëjtë. Brodhimi Bruto Vendor në kokë banori është sa një e treta e mesatares në Bashkimin Evropian. Jo ekonomia e tretë por 1/3 e standardit. Vendet e reja të punës janë me produktivitet të ulët dhe me paga të ulëta. Diaspora është mbi gjysmë milioni. Çfarë do të vizatojë tani? Përralla “të tretët në Evropë” dështoi. Rritja më  shpejtë dështoi. Pensionet 16 herë më të larta dështoi”, thonë nga LSDM.

Banka Botërore gjithashtu ka parashikuar rritje prej 3% edhe në vitin 2028. Pritshmëritë për rritje të ekonomisë në vendet e Ballkanit Perëndimor lëvizin nga 3,1 në vitin 2026 deri 3,4% në dy vitet e ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Takimi i Hoxhës me përfaqësuesit e MATTO-s: Investimet e gjelbra janë bazë për zhvillim të qëndrueshëm

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot zhvilloi takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Maqedoni–Turqi...

Durmishi paralajmëron masa për punësimin e të rinjve

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot mori pjesë në forumin “NextGen CareerUp” i cili u mbajt...

Diamond Mall shënon trevjetorin me përmbajtje të reja, brende dhe iniciativa për komunitetin

  Shkup, 20 tetor 2026 – Diamond Mall shënon trevjetorin e hapjes me një festë të madhe për vizitorët,...

Lajm i mirë për tregun e karburanteve: ОКТА ofron zbritje për dizelin

ОКТА ul me dy denarë për litër çmimin e naftës dizel nga 20 tetori deri më 2 nëntor...