Banka Botërore: Maqedonia e Veriut duhet ta ndryshojë modelin e rritjes ekonomike

Data:

Shpërndaje:

Maqedonia e Veriut ka shënuar përparim ekonomik që nga pavarësia. Por, në 17 vitet e fundit ka mbetur në nivelin e një vendi me të ardhura të mesme të larta. Vendi po afrohet më ngadalë me nivelin e të ardhurave të BE-së, krahasuar me disa shtete të rajonit. Kështu vlerëson Banka Botërore në raportin e ri për rritjen dhe vendet e punës.

Sipas raportit, modeli aktual ekonomik po i arrin kufijtë. Ekonomia mbështetet kryesisht te konsumi privat dhe investimet e huaja direkte. Këto investime kanë vlerë të ulët të shtuar dhe kërkojnë shumë importe.

Edhe eksporti mbetet i përqendruar. Ai varet nga një numër i vogël tregjesh dhe produktesh.

Banka Botërore identifikoi tri probleme kryesore. Produktiviteti dhe investimet janë të ulëta. Konkurrenca në tregje është e dobët. Ndërsa kapitali njerëzor po zvogëlohet dhe nuk po shfrytëzohet sa duhet.

“Nëse nuk ndërmerren reforma, rritja mesatare vjetore e PBB-së mund të ngadalësohet në 2.4 për qind deri në vitin 2050. Në një skenar të tillë, Maqedonia e Veriut do të arrinte vetëm rreth 55 për qind të të ardhurave mesatare të BE-së, që do të nënkuptonte se hendeku me BE-në do të mbetet i konsiderueshëm“, thuhet në raport.

Por, një paketë gjithëpërfshirëse reformash mund ta ndryshojë këtë trend. Sipas Bankës Botërore, ajo do ta rriste rritjen mesatare vjetore në 3.8 për qind deri në vitin 2050.

Reformat mund të krijojnë deri në 250 mijë vende pune më shumë dhe më të paguara. Ato mund të përmirësojnë edhe pagat dhe kushtet e punës.

Banka Botërore propozon reforma në tri fusha. E para është qeverisja ekonomike dhe konkurrenca. Prioriteti i dytë është teknologjia dhe inovacioni. Prioriteti i tretë është kapitali njerëzor.

Nga Banka Botërore thonë se procesi i anëtarësimit në BE mund të ndihmojë në përshpejtimin e reformave. Por ai nuk mund t’i zëvendësojë ato.

“Rruga ekonomike e Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia e deri më tani përbën një histori suksesi. Pyetja tani është se si të ndërtohet mbi këtë bazë“, deklaroi Karol Megjivand, drejtoreshë e Grupit të Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas Bankës Botërore, vendi ka disa përparësi të rëndësishme. Popullsinë e re, pozitën strategjike gjeografike dhe lidhjen me tregjet evropiane.

Mbi këto baza, vlerëson Banka Botërore, Maqedonia e Veriut mund të ndërtojë një model më dinamik, më rezistent dhe më gjithëpërfshirës të rritjes ekonomike

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Takimi i Hoxhës me përfaqësuesit e MATTO-s: Investimet e gjelbra janë bazë për zhvillim të qëndrueshëm

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot zhvilloi takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Maqedoni–Turqi...

Durmishi paralajmëron masa për punësimin e të rinjve

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot mori pjesë në forumin “NextGen CareerUp” i cili u mbajt...

Diamond Mall shënon trevjetorin me përmbajtje të reja, brende dhe iniciativa për komunitetin

  Shkup, 20 tetor 2026 – Diamond Mall shënon trevjetorin e hapjes me një festë të madhe për vizitorët,...

Lajm i mirë për tregun e karburanteve: ОКТА ofron zbritje për dizelin

ОКТА ul me dy denarë për litër çmimin e naftës dizel nga 20 tetori deri më 2 nëntor...