Kryeministri i Maqedoisë së Veriut Hristijan Mickoski, në lidhje me thirrjen e SHBA-së që vendet evropiane të vendosin tarifa 100 për qind për produktet...
Besohet se mjaftoi vetëm një fjalëkalim që një grup ransomware të shkatërronte një kompani 158-vjeçare dhe të linte 700 persona pa punë, raporton BBC.
KNP...
Elon Musk njoftoi lançimin e “Baby Grok”, një versioni të ri të chatbot-it të tij të inteligjencës artificiale Grok, i dizajnuar posaçërisht për fëmijë....
Ministri i Ekonomisë, z. Besar Durmishi, realizoi sot një takimme delegacionin zyrtar të Republikës së Azerbajxhanit, tëkryesuar nga ministri i Ekonomisë, z. Mikayil Jabbarov, me rastin e shënimit të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënievediplomatike mes dy vendeve.
“Vizita juaj sot nuk është vetëm një gjest diplomatik, por njëmoment simbolik dhe thelbësor. Ky përvjetor është një rast përtë kujtuar, por edhe mundësi për një vizion për të forcuar dhe thelluar bashkëpunimin tonë ekonomik dhe strategjik”, theksoiministri Durmishi.
Gjatë takimit u nënvizua interesi për bashkëpunim në fushat e energjetikës, bujqësisë, turizmit, farmacisë, infrastrukturës dhe investimeve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Ministri Durmishi tha se ky takim paraqet një urë drejt korridoritjugor të gazit, drejt tregjeve të Kaukazit dhe drejt një tëardhmeje të përbashkët, të qëndrueshme dhe të ndërlidhurekonomikisht.
“Jam i bindur se kjo është vetëm fillimi i një partneriteti të ri dhe më të fuqishëm”, konstatoi ministri.