Aliu: Kushte më të mira pune, avancime profesionale dhe pagat më të larta do të ndalin ikjen e mjekëve

Data:

Shpërndaje:

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në intervistë për televizionin e Maqedonisë tha se ikja e mjekëve është trend botëror por është shumë e nevojshme që shtetet të marrin masat e duhura për ta ndalë këtë ikje. Në këtë rast Aliu mendon që përmes tre masave konkrete mund të ndalet dhe menaxhohet ikja e punëtorëve shëndetësor.

“Ky është trend gjithandej në botë, ne bëjmë një plan të optimizimit të proceseve brenda dhe krijimit të infrastrukturës bazike që të ketë mundësi për punë. Pra, ne fillë mendojmë se nëse ka kushte për punë që i përshtatet nevojave kompaktibile që kanë motrat medicinale e mjekët dhe të gjithë të punësuarit tjerë shëndetësor. Mendoj që kjo do të jetë një arsye që ata të qëndrojnë në vend sepse do të jenë të kënaqur me punën e tyre që e bëjnë dhe në mënyrën si e bëjnë”, tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Përveç kësaj ministri Aliu parasheh edhe dy masa tjera konkrete përmes të cilave mund të ndalet migrimi i mjekëve dhe punëtorëve shëndetësor.

“Mënyra tjetër për t’i ndalë mjekët këtu në vend është rrugëtimi profesional, ku secili nga të punësuarit shëndetësor do ta kenë të qartë e të lehtë avancimin në karrierën e tyre profesionale. Dhe, pjesa e tretë që është po aq e rëndësishme pra aspekti financiar, rritja e rrogave të të punësuarve”, përfundoi Aliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...