Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson renditjen Evropiane të ACI EUROPE me 23.3% rritje të trafikut të pasagjerëve

Data:

Shpërndaje:

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) renditet i pari në Evropë për rritjen e trafikut të pasagjerëve në kategorinë e aeroporteve të mëdha, duke shënuar një rritje prej 23.3% gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas raportit të publikuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve – Evropë (ACI EUROPE), Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës renditet përpara aeroporteve të Tel Avivit, Tashkentit, Krakovit dhe Venecias, duke konfirmuar pozicionin e tij ndër aeroportet me ritmet më të larta të rritjes.

Rezultatet e nëntë muajve të parë të vitit 2026 konfirmojnë këtë ecuri pozitive, me rreth 10.8 milionë pasagjerë të mirëpritur deri në fund të shtatorit. Kjo performancë e vendos Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në rrugën drejt një tjetër viti rekord.

Zgjerimi i vazhdueshëm i rrjetit të destinacioneve, shtimi i frekuencave të fluturimeve, forcimi i partneriteteve me kompanitë ajrore dhe promovimi i Shqipërisë si destinacion kanë qenë ndër faktorët kryesorë të kësaj rritjeje.

Investimet e vazhdueshme të Grupit Kastrati në infrastrukturën aeroportuale, zgjerimin e kapaciteteve operacionale, modernizimin dhe digjitalizimin e shërbimeve dëshmojnë angazhimin për rritjen e mëtejshme të trafikut dhe përmirësimin e standardeve të udhëtimit për pasagjerët.

Si një portë kryesore hyrëse në Shqipëri, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të forcojë pozicionin e tij në tregun evropian të aviacionit, duke kontribuar në rritjen e lidhjeve ajrore të vendit, zhvillimin e turizmit, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e mundësive të reja të punësimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ministria e Financave ua ndalon dy kompanive financiare dhënien e kredive

Pas ankesave të qytetarëve, Ministria e Financave ka kryer kontrolle të jashtëzakonshme në kompanitë financiare dhe ka ndaluar...

Rriten kostot e ndërtimit të banesave, shtrenjtimi vjetor arrin në 5,1 për qind

Kostot në ndërtimtari të objekteve të reja për banim individual në tremujorin e tretë të vitit 2026 krahasuar...

Prodhimtaria vendore ka mbuluar 96,6 për qind të konsumit të rrymës

Konsumi i përgjithshëm i energjisë elektrike në vend në shtator të vitit 2026, ishte 448.847 megavat orë (MWh),...

SecuriMeter 2026: 74% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor ndihen të kërcënuar nga vjedhja e të dhënave

Frika nga vjedhja e të dhënave personale prek shumicën e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. Sipas anketës SecuriMeter 2026,...