Sot vendoset për çmimet e karburanteve, a do të lirohen sërish nafta dhe benzina?

Data:

Shpërndaje:

Komisioni Rregullator për Energjetikë (RKE) pritet që sot, më 13 tetor, të shpallë vendimin e ri për çmimet maksimale të shitjes me pakicë të karburanteve në Maqedoninë e Veriut.

Vendimi vjen pas lirimit të javës së kaluar, kur çmimi i naftës u ul për tre denarë për litër, ndërsa benzina për një denar e gjysmë.

Sipas çmimores së fundit, e cila hyri në fuqi më 6 tetor, benzina Eurosuper 95 shitet me çmim maksimal prej 98,50 denarësh për litër, Eurosuper 98 kushton 100,50 denarë, ndërsa nafta 97 denarë për litër. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri kushton deri në 108,50 denarë për litër.

Ulja e çmimeve javën e kaluar erdhi si rezultat i rënies së çmimeve referente të derivateve të naftës në tregjet botërore. Në llogaritjen e atëhershme u përfshi edhe TVSH-ja e ulur për naftën në 10 për qind, si dhe ulja e akcizës për katër denarë për litër për benzinën dhe naftën.

Megjithatë, deri më tani nuk ka informacion të konfirmuar nëse karburantet do të lirohen sërish apo do të shtrenjtohen. Vendimi i ri i RKE-së do të përcaktojë çmimet maksimale dhe kohën kur ato do të hyjnë në fuqi.

Në përllogaritjen e çmimeve merren parasysh çmimet mesatare të derivateve në bursat ndërkombëtare, kursi i këmbimit dhe detyrimet e përcaktuara me metodologjinë përkatëse.

RKE përcakton çmimet maksimale, ndërsa kompanitë tregtare kanë të drejtë t’i shesin karburantet edhe me çmime më të ulëta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Takimi i Hoxhës me përfaqësuesit e MATTO-s: Investimet e gjelbra janë bazë për zhvillim të qëndrueshëm

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot zhvilloi takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Maqedoni–Turqi...

Durmishi paralajmëron masa për punësimin e të rinjve

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot mori pjesë në forumin “NextGen CareerUp” i cili u mbajt...

Diamond Mall shënon trevjetorin me përmbajtje të reja, brende dhe iniciativa për komunitetin

  Shkup, 20 tetor 2026 – Diamond Mall shënon trevjetorin e hapjes me një festë të madhe për vizitorët,...

Lajm i mirë për tregun e karburanteve: ОКТА ofron zbritje për dizelin

ОКТА ul me dy denarë për litër çmimin e naftës dizel nga 20 tetori deri më 2 nëntor...